Fundamenti

Ymeri i quan derra Mustafën, Thaçin e Veselin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ymeri i ka quajtur derra kryeministrin Isa Mustafa, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veselin. “Këta derra po dëshirojnë që Kosovën ta shndërrojnë në fermë të kafshëve”, ka thënë Ymeri.

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri në një konferencë për media ka thënë se do të vazhdojnë të organizojnë protesta për kundërshtimin e marrëveshjes së Demarkacionit.

Ymeri i ka quajtur derra kryeministrin Isa Mustafa, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veselin.

FIDANISHTJA

“Këta derra po dëshirojnë që Kosovën ta shndërrojnë në fermë të kafshëve”, ka thënë Ymeri, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtuar se një qeveri e përgjegjshme do të ndalej e të reflektonte karshi një kundërshtimi kaq të madh.

Ymeri po ashtu ka bërë të ditur se u ka bërë thirrje edhe dy liderëve të partive tjera opozitare Ramush Haradinajt nga AAK dhe Fatmir Limajt nga Nisma që të ulen dhe të bisedojnë për format e kundërshtimit, mirëpo siç tha Ymeri nuk ka hasur në gatishmëri nga ana e tyre./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.