RCCOLA

Ymeri i kënaqur me punimet e zhvilluara në Kalanë e Artanës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Sot vizitova Kalanë e Artanës për të par më për së afërmi punimet që janë duke u zhvilluar aty. “Unë personalisht jam angazhuar shumë për këtë projekt dhe ajo që po ndodhë tani është rezultat i takimit tim që kisha me datë 3 nëntor 2011 me zotin Christof Stock, shef i operacioneve në zyrën e Komisionit Evropian në Kosovë” ka thënë Bajrush Ymeri.

Uji Dea

Ymeri ka shkruar se së bashku me zotin Stock dhe Alan Packer atë ditë vizituam Kalanë pothuajse cep më cep. “Përderisa unë ja shpjegoja historinë e kalasë së Artanës zotit Stock, ai më premtoi që do të më ndihmon rreth këtij projekti mjaft të rëndësishëm për ne. “Me vjen mirë që sot punët janë duke u zhvilluar dhe ky projekt mjaft jetik për ne dhe turizmin rural është kah realizohet. Shpresojë shumë që ky projekt do të përfundon shpejt dhe kalaja e Artanës më në fund do ta merr pamjen e merituar dhe vizitorët që po janë të shumtë të kenë çka të shohin” ka thënë Ymeri./rajonipress/