UBT

Ymeri i kënaqur me projektet e USAID-it amerikan

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në ceremoninë e organizuar, për nderë të përfundimit të programit si dhe bashkëpunimit trevjeçarë me programin DEMI dhe komunën së Novobërdës, Kryetari Bajrush Ymeri, ndau mirënjohje Drejtoreshës së programit DEMI, Ginka Kapitanova , Këshilltares Rajonale, Laura Bahtiri dhe Udhëheqësit të njësisë për ofrimin e Shërbimeve pranë DEMI-t Agim Salihu.

Bajrush Ymeri e ka vlerësuar lartë bashkëpunimin tre vjeçar në të arriturat për përmirësimin e shërbimeve në Komunën e Novobërdës e që kanë ardhë si rezultat i donacioneve nga USAID/DEMI.

Në ceremoninë e organizuar, për nderë të përfundimit të programit si dhe bashkëpunimit trevjeçarë me programin DEMI dhe komunën së Novobërdës, Kryetari Bajrush Ymeri, ndau mirënjohje Drejtoreshës së programit DEMI, zonjë. Ginka Kapitanova , Këshilltares Rajonale, Laura Bahtiri dhe Udhëheqësit të njësisë për ofrimin e Shërbimeve pranë DEMI-t Agim Salihu.

Bajrush Ymeri tha se për mua kjo ditë sot është shumë e veçantë sepse së bashku po bisedojmë për punën dhe sukseset që kemi bërë deri tani. “Ne kemi pasur një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me gjithë stafin e DEMI-it dhe ka tri vite që po bashkëpunojmë së bashku dhe mundë të them që me punën e përbashkët që e kemi pasur kemi arritur rezultate të dukshme. Komuna e Novobërdës ka përfituar projekte të ndryshme nga programi DEMI si për shembull problemin me mbeturina e kemi të zgjidhur fal angazhimit të zyrtarëve nga programi DEMI, po ashtu së bashku kemi realizuar edhe shumë projekte të tjera kapitale në të mirë të qytetarëve tanë të cilët janë të dukshëm dhe në të mirë të qytetarëve tanë” ka thënë Ymeri.

RCCOLA

Ndërsa Drejtoresha e programit DEMI, Ginka Kapitanova ka falënderuar kryetarin i cili ka qenë mjaftë i përkushtuar për arritjen e këtyre sukseseve në këtë komunë.

Ajo tha se duke punuar tri vite kemi krijuar raporte mjaft të mira në mes vete me gjithë qeverisjen lokale të cilët i kanë dhënë mbështetje realizimit të gjitha projekteve në komunën e Novobërdës.

Për partneritetin tre vjeçar në fuqizimin e qeverisjes së mirë, përmirësimin e përformancës komunale, avancimin e shërbimeve dhe zhvillimit ekonomik lokal Drejtoresha e programit DEMI , Ginka Kapitanova së bashku me Kryetarin e Komunës Bajrush Ymeri, ka ndarë mirënjohje për katërmbëdhjetë zyrtarët e komunës së Novobërdës, për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur me USAID/DEMI./rajonipress/