Ymeri i gëzohet aprovimit të projektit për asfaltimin e rrugës në fshatin Kosaq
Gjilan – Ministria e Infrastrukturës që udhëhiqet nga Lutfi Zharku tashmë ka aprovuar projektin për asfaltimin e rrugës në fshatin Kosaq. E ky lajm më së shumti e ka gëzuar Bajrush Ymerin ish kryetar i Komunës së Artanës dhe tani nënkryetar komune. Ymeri i ka përgëzuar banorët dhe ka falënderuar Zharkun për angazhimin e tij që ky projekt të realizohet.
Bajrush Ymeri thotë se lajmi për shpalljen e tenderit për asfaltimin e rrugës në fshatin Kosaq e ka gëzuar pa masë jo vetëm atë, por të gjithë, në përgjithësi e në veçanti banorët e fshatit Kosaqë.
“I falënderojë përzemërsisht të gjithë banorët për durimin që kanë pas deri më tani si dhe mirëkuptimin që kanë treguar ndaj meje. Shfrytëzojë rastin të falënderojë përzemërsisht ministrin e Infrastrukturës z.Lutfi Zharku dhe stafin për angazhimin që ky projekt të aprovohet. Urime nga zemra të gjithë banorëve” ka shkruar Ymeri./rajonipress/


