GRANDEMALL

Ymeri: Hoti është lapsi i Mustafës, Haradinaj është maska e Veselit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se pretendenti i tyre për kryeministër vendi, Albin Kurti, ka dëshmuar secilën etapë të historisë se nuk i nënshtrohet askujt tjetër pëeveç popullit të tij, derisa tha se ai është i pakrahaueshëm.

Këto deklarime Ymeri i dha në fushatën zgjedhore të sotme të mbajtur në Therandë, derisa shtoi se Kurti s’mund të krahasohet me kandidatët e tjerë për kryeministër.

Një gjë e tillë pasi sipas Ymerit, Avdullah Hoti nga LDK-AKR është lapsi i Isa Mustafës ndërsa Ramush Haradinaj nga PDK-AAK-Nisma, është maska e Kadri Veselit, transmeton Klan Kosova.

”Albini ka dëshmuar secilën etapë të vonë të historisë së Kosovës. Nuk dorëzohet, nuk i humb mendja, nuk i humb përkushtimi, nuk i rritet mendja, është njeriu më i kompletuar që i nënshtrohet vetëm një gjëje, popullit të Kosovës dhe të mirës së përgjithshme”.

”Çka ki me krahasu me ata? Avdullah Hoti është lapsi i Isa Mustafës. Ramush Haradinaj u shëndrrua në maskën e Kadri Veselit”.

FITORJA

”Më 11 qershor, do t’ju themi se vota e popullit shkon për të zhvilluar Kosovën. Nuk ka vend në këtë botë që u ndërtua pa sakrifica e pa mund, po njerëzit tanë nuk lanë gjë pa sakrifikuar po ende nuk po e kanë një shtet të fortë”.

”Hajnia nuk lodhet kurrë e as nuk frymëzohet. Nuk krijon e nuk ndërton. Hajnat nuk dijnë cka është ndërtimi e cka është krijimi. Ne nuk humbim kohë me pazare e klane, dëshmojmë dijen tonë, përvojën tonë me programe e plane. Ne kemi planin për zhvillim sepse kemi dijen e mbi të gjitha guximin e ndershmërinë pa u frikësuar nga huliganët që kanë kapur shtetin”.

”Vetëvendosje e do një fond sovrane, duam të vendosim pronësi për pasuritë tona. Fondi sovran do investojë në rritjen dhe fuqizimin e Trepçës, Korporatë Energjetike të Kosovës e Postës së Kosovës. Qeverisja jonë do bashkëpunojnë në cdo hap me mërgatën tonë për realizimin e kërkesave të tyre”.

”Me Albin Kurtin Kryeministër, mërgata do përfshihet drejpërdrejti në vendimmarrje politike për zhvillimin e shtetit. Do ta bashkojmë tregun e energjisë me Shqipërisë. Me Vetëvendosjen do rivitalizohet sektori i bujqësisë. Do zhvillojmë ekonominë, është koha të jenë të bashkuar e të zhvilluar për të mirën e përgjithshme”, ka përfunduar Ymeri.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.