Uji Dea

Ymeri: Gjithçka mund të ndodh në Kosovë, e askush të mos e thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka akuzuar udhëheqjen e Shtetit se s’po e çajnë kokën për sigurinë e Kosovës dhe as s’po e mbledhin organin më të lartë të sigurisë – Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Mobi Casa

“Se krerët e institucioneve të Kosovës nuk e çajnë kokën për sigurinë në vend na e pat përkujtuar edhe Raporti i Progresit të Komisionit Evropian nga viti i kaluar. Aty thuhej: ‘Këshilli i Sigurimit i Kosovës, i cili duhet të ketë rol këshillues në të gjitha çështjet e sigurisë, nuk mban mbledhje të rregullta sipas mandatit të tij’. Kështu, pavarësisht se a bëhet fjalë për (pa)sigurinë në veri të Ibrit, te kufijtë e Kosovës, apo edhe në ndërtesën e Kuvendit, këtë Këshill të Sigurisë nuk ka se kush ta mbledhë. Mbase, pikërisht ata që duhet dhe munden nuk duan! Afera Pronto 2 me episodet e saj po na e dëshmon se me çfarë lloji të sigurisë është i preokupuar ky regjim: duan siguri për kapjen e shtetit, jo siguri për popullin dhe territorin e shtetit”, ka shkruar Ymeri në profilin e tij në Facebook.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.