FITORJA

Ymeri: Gërvalla ka pasur deklarata të ngutshme e të pamenduara

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Lidhur me pretendimet se ministrja Gërvalla është kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, analisti Visar Ymeri ka thënë se kontributi i ushtarëve të UÇK-së është i pamohueshëm. Sipas tij, ministrja Gërvalla është pre e këtyre sulmeve për shkak të deklarimeve të saj të mëhershme për pjesëtarët e UÇK-së.

Analisti Visar Ymeri, ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka pasur deklarata të ngutshme që sipas tij, kanë qenë të pamenduara.

Lidhur me pretendimet se ministrja Gërvalla është kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ymeri ka thënë se kontributi i ushtarëve të UÇK-së është i pamohueshëm.

“Është më e rëndësishme që të kuptohet se qysh për shembull deklarimet e ministres Gërvalla shpesh herë shpërfaqin një nguti në konstatim në opinionin publik që tregon për një shpërfillje absolute të përgjegjësisë së fjalës”, ka thënë Ymeri, duke shtuar se “kur flasim për lirinë e Kosovës nga Serbia, kontributi i UÇK-së sikurse edhe të tjerëve është i pamohueshëm, dhe është gabim që të mohohet”.

Sipas Ymerit, ministrja Gërvalla është pre e këtyre sulmeve për shkak të deklarimeve të saj të mëhershme për pjesëtarët e UÇK-së, shkruan Portali D.

UBT

“Pse është ministrja pre e këtyre sulmeve, mendoj që ka të bëjë edhe me deklarimet e saj publike për pjesëtarët e UÇK-së, për veprimtarinë e tyre pas luftës. Kjo e ka vënë atë në thumb të vrojtimit më të kujdesshëm dhe pastaj të sulmit. Opozitbërja është normale, çka duhet të flasim është përmbajtja dhe nëse kjo përmbajtje ka bazë apo jo, sepse munden të ketë sulme pa kurrfarë baze, mund të ketë sulme të ekzagjeruara”, shtoi ai.

Ndryshe, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, me rastin e 23-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ka përkujtuar të rënët për liri, ushtarët e NATO-s, dhe partnerët ndërkombëtarë të Kosovës që ndaluan gjenocidin dhe spastrimin etnik të shqiptarëve.

Ajo, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se “fitimtarë jemi gjithmonë atëherë kur jemi të bashkuar”.

“Në një ditë si kjo i kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, ata që luftuan pa u ndalur me përkushtim dhe sakrificë të jashtëzakonshme, të gjithë ata që kontribuan në të gjitha format për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.

“Në ditën e çlirimit të Kosovës kujtojmë edhe të gjithë ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it, të cilët kontribuan fillimisht në çlirimin e Kosovës dhe më pas në paqen dhe stabilitetin e saj. Nderimi dhe mirënjohja jonë për ata ushtarë, të cilët gjatë këtij misioni fisnik humbën jetën, do të jetë i përjetshëm”, shtoi ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.