Uji Dea

Ymeri fuqizon lehtësirat për bizneset

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në kuadër të projektit “Përkrahje gjatë dhe pas procesit të decentralizimit dhe fuqizimi ekonomik i komuniteteve në komunat e decentralizume “Qendra Evropiane për Minoritete (ECMI) dhe Fokus Grupa e Novobërdës për zhvillimin Ekonomik, korrespodentët lokal nga ECMI-ja këta përfaqësues kanë definuar disa prioritete, nga të cilat e para është hapja e shoqatës për biznese nga territori i Komunës me qëllim të mbrojtjes së interesave te tyre dhe përmirësimit te bizneseve.

Në këtë debat kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri, menaxheri i Projektit nga Qendra Evropiane për Minoritete (ECMI), Jeremie Zeitoun, kryesuesi i Fokus Grupës dhe Drejtori për Financa dhe Buxhet, Gani Mustafa, përfaqësuesja e asociacionit serb të bizneseve nga Graqanica , Miriana Zhiviq, përfaqësues të bizneseve në Komunën e Novobërdës, si dhe korrespodentët lokal në kuadër të ECMI-së.

Bajrush Ymeri ka thënë se me organizatën e ECM-së kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me zyrtarin për projekte nga organizata e njëjtë ku janë përcaktuar aktivitetet që do të planifikohen të mbahen gjatë këtij viti të cilat janë, vendosja e Qendrës së Bizneseve-Agjensioni për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, themelimi i shoqatës së Bizneseve të Komunës së Novobërdës, plotësimi i të dhënave bazë mbi bizneset ekzistuese. Ymeri po ashtu ofroi përkrahjen e tije në zhvillim e aktiviteteve të cilat do t`i ketë kjo shoqatë.

Menaxheri i Projektit nga Qendra Evropiane për Minoritete (ECMI) , Jeremie Zeitoun tha se organizata jonë në Kosovë që nga viti 2008 përkrah komunat e decentralizuara dhe fuqizimin ekonomik të komuniteteve ku njëra ndër to është dhe komuna e Novobërdës.

Uji Dea

“Ne kemi përkrahur iniciativën për formimin e shoqatës së bizneseve ku deri më tani kemi ndihmuar themelimin e shoqatës në Graqanicë e cila është një përkrahje e madhe për bizneset, ku aty bizneset kanë qasje për t`i shpreh problematikat dhe shqetësimet që i preokupojnë. Ne do të jemi këtu për të ju ndihmuar me gjëra administrative, me ngritje të kapaciteteve të bizneseve (trajnimeve), me përgatitjen e statutit si dhe dokumentacione të tjera të nevojshme për krijimin e kësaj shoqatës në komunën tuaj” tha Zeitoun.

Kryesuesi i Fokus Grupës dhe Drejtori për Financa dhe Buxhet Gani Mustafa theksoi se gjatë këtij viti kemi bërë lehtësira për biznese ku i kemi liruar nga tatimet siç tha dhe Kryetari që në takimet e radhës që kemi mbajtur me korrespondent lokal nga ECMI-ja kemi dhënë disa propozime që ne dhe ECMI-ja do t`i përkrahim në hartimin e planit për biznesin afarist, ofrimin e shërbimeve dhe definimin e qëllimit të tregut dhe atyre të shfrytëzuesve, informimin mbi të drejtat e punësimit dhe regjistrimin e ndërmarrjeve, përgatitjen e dokumenteve themeluese dhe dokumenteve të tjera, si dhe informimi mbi burimet financiare në dispozicion etj.

Në këtë debat publik të pranishmit kanë pasur rastin që të shkëmbejnë mendimet dhe përvojat dhe kanë dëgjuar se a është e nevojshme që të krijohet shoqatë për biznese dhe kanë marrë propozimet dhe konkluzionet që do të ndihmojnë fuqizimin ekonomik të komunës së Novobërdës./rajonipress/