United Hospital

Ymeri fton mërgatën të votojë në zgjedhjet lokale

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje(VV), Visar Ymeri, ka ftuar mërgatën e Kosovës, që të marrë pjesë në mënyrë sa më masovike në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Ai në një konferencë për media ka thënë se zgjedhjet e 11 qershorit kanë dëshmuar që diaspora ka interesim të madh për të votuar dhe ndryshuar gjendjen në vend.

“Që nga përfundimi i luftës kontributi i tyre politik dhe ekonomik, ka qenë tepër i madh, madje ata kanë pas rol të rëndësishëm edhe në ekzistencën tonë. Remitencat që arrijnë në vend, sipas shifrave zyrtare shkojnë në 500 deri 600 milionë euro në vit”, ka shtuar ai.

KKVITI

Sipas tij, të gjitha arsyet ekzistojnë që ne të kemi një pjesëmarrje më të madhe të mërgatës në votime, duke shtuar se “po pengohet me një qasje jo të drejtë të këtij pushteti”.

“Shfrytëzoj rastin ta ftoj mërgatën të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, që të jenë pjesë e këtyre zgjedhjeve. Vota e mërgatës është votë të cilën pushtetit i deritanishëm nuk e do, se është vota e lirë dhe as nuk mund të kushtëzohet. Ky pushtet nuk e do këtë votë, se gjykimin e kanë të pavarur dhe nuk e kanë të kushtëzuar nga interesat klienteliste nga pushteti”, ka shtuar Ymeri. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.