Hidromorava

Ymeri: Ftesës së Haradinajt i themi ‘Po’ vetëm pasi të ketë dalë nga PAN’i

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i VV’së, Visar Ymeri ka thënë se më kreun e AAK’së Ramush Haradinaj do të takohej për të biseduar për bashkëpunim vetëm nëse ky i fundit bën ftesë si kryetar i AAK’së, pasi të jetë dalë nga PAN’i.

Kjo është përgjigja që kreu i VV’së i ka bërë mandatarit për kryeministër të koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, i cili sot përveç Ymerit, përmes një letre ftoi edhe Isa Mustafën e LDK’së në një takim të përbashkët, pasi u certifikuan rezultatet.

ARKATANA

“Sot kam pranuar një letër prej Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt. Prej letrës së tij, kuptohet që z. Haradinaj dëshiron takim, por nuk është i qartë qëllimi i këtij takimi. Nëse është fjala për koordinimin e mbledhjes së parë të Kuvendit ky nuk është roli e as detyra e z. Haradinaj. Duke qenë vetëm njëri prej deputetëve të legjislaturës së gjashtë Z. Haradinaj nuk e ka rolin e koordinimit dhe konsultimit per mbledhjen e parë”, ka shkruar Ymeri në facebook.

“Në qoftë se z. Haradinaj po na fton për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit për qeverisje ai takim mund të pranohet vetëm kur ftesa bëhet nga pozita e kryetarit të AAK dhe pasi të dalë prej PAN-it”, ka deklaruar kryetari i VV’së. /GazetaExpress/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.