Uji Dea

Ymeri: EULEX s’e ka njohur kurrë pavarësinë e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka kritikuar punën e EULEX-it në Kosovë, duke thënë se si mision i është mbivendosur Republikës së Kosovës.Ai tha se EULEX-i është i dizajnuar dhe vepron sipas paradigmës së stabilitetit afatshkurtër rajonal dhe si i tillë ai jo që është i lirë nga ndikimet politike, por këto të fundit i ka parakusht të ekzistencës.

“EULEX-i si mision i është mbivendosur Republikës së Kosovës, i cili kurrë nuk e ka njohur shpalljen e kësaj Republike; është bazuar në Rezolutën 1244; ka pushtet ekzekutiv; nuk i jep llogari institucioneve të vendit. Pjesëtarët e EULEX-it kanë imunitet nga ndjekja penale për veprimet e tyre në Kosovë. EULEX është suspendim i sovranitetit, drejtësisë dhe demokracisë në Republikën e Kosovës”, shprehet Ymeri në Facebook.

ARKATANA

Ai tha se ka 7 vite që po eksperimentohet me një mision të tillë. “Tash pas 7 viteve të gjithë po e thonë këtë: zyrtarët qeveritar, opinionistët, media, shoqëria civile, madje edhe vet kreu i EULEX-it. Po arrihet një konsensus i gjithëmbarshëm për qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Por me 7 vite vonesë. Këto 7 vite janë vite të humbura për Republikën e Kosovës, dhe për popullin e saj”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.