GRANDEMALL

Ymeri: Është gabim të shkohet në zgjedhje përmes shpërndarjes së Kuvendit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Analisti Visar Ymeri ka komentuar takimin e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka bërë me dije se ky takim është një rrugë drejt zgjedhjeve të reja.

Në një prononcim për Ekonomia Online, ai ka vlerësuar se çuarja e vendit në zgjedhje përmes shpërndarjes së Kuvendit do të ishte gabim.

Uji Dea

“Unë mendoj që takimi i mbrëmshëm praktikisht e ka bërë një dimension të ri në politikë, sepse tash do të flasim për zgjedhje për çdo herë e më shumë. Pra takimi i mbrëmshëm pak a shumë ishte rruga drejt zgjedhjeve. Unë mendoj që është gabim që të shkohet në zgjedhje dhe është gabim veçanërisht që cila do prej partive opozitare që t’ia ndihmojë këtë vullnet të Kurtit që të shkohet në zgjedhje përmes shpërndarjes së Kuvendit, sepse mendoj që kur shkohet në zgjedhje të parakohshme jo vetëm këtë radhë, por secilën radhë, duhet me u diskutua përse po shkojmë në zgjedhje të parakohshme apo cilat janë ato arsyet që po na shtyjnë me shkuar në zgjedhje të parakohshme”, ka thënë ai.

Më tutje, Ymeri ka folur për dështimet e qeverisë Kurti.

“Tash nëse ka një arsye janë dështimet e mëdha të cilat i ka pasur kjo Qeveri, thuajse në secilën rrafsh: mosdija, mosvullneti e kështu më radhë e të mos flasim pastaj për arenën ndërkombëtare e tash së fundmi edhe problemet që po i kemi me një rrugë e cila dukej të jetë e sigurt ajo për Këshillin e Evropës dhe gjitha këto mendoj që janë përgjegjësi që duhet t’i faturohen kryeministrit Kurti dhe nëse opozita mendon që këto janë dështime, atëherë natyrisht që do të kërkojnë qoftë dorëheqjen ose rrëzimin e tij nga posti i kryeministrit dhe jo shpërndarjen e Kuvendit”, ka thënë Ymeri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.