ARKATANA

Ymeri: Është e pazakontë të mungojë kaq gjatë kryeministri, por edhe kur është këtu po i neglizhon qytetarët

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se vizita e kreut të Qeverisë kaq gjatë jashtë shtetit është e pazakontë, në kohën kur vendi po përballet me kriza të mëdha ekonomike e sociale, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, edhe nëse kryeministri është këtu s’ka një intensitet angazhimi të qeverisë për ti adresuar çështjet urgjente.

Fundamenti

“Është e pazakontë që të mungojë një kohë kaq të gjatë kryeministri në Kosovë aq më tepër duke pasur parasysh në çfarë krizash po kalon vendi. Çështja tjetër është që edhe kur është kryeministri këtu nuk po e shohim një intensitet angazhimi të qeverisë për ti adresuar çështjet urgjente që po prodhohen nga kriza ekonomike sociale, mungesës së ushqimit, energjisë e kështu me radhë”, tha ai.

Ymeri tutje ka thënë se kritikat ndaj kryeministrit Kurti duhet të bëhen më dy rrafshe, atë të mungesës dhe neglizhimit të preokupimeve të qytetareve.“Kritika duhet të bëhet në të dyja rrafshet. Një, po kryeministri po mungon këtu dhe e dyta është se edhe kur po është këtu në Kosovë apo merren më seriozisht me çështjet që po ballafaqohen qytetarët e vendit për ditë”, tha Ymeri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.