RCCOLA

Ymeri: Ekipi Menaxhues nuk mund të funksionojë i pavarur nga Qeveria

/ 2 minuta lexim

“Ky ekip (Ekipi Menaxhues për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe) nuk mundet assesi të funksionojë absolutisht i pavarur nga Qeveria e Kosovës dhe nëse ky ekip, kushdo qoftë përbërja e tij, ka refuzuar të takohet me ministrin përgjegjës për këtë çështje që përmendet dhe në marrëveshje, kjo për mua është shkelje e rëndë”, ka thënë analisti Visar Ymeri në “Debat Plus”.

Ymeri për deklaratën e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se draft-statutin e përpiluar nga Ekipi Menaxhues për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të cilin ai e ka titulluar “shtet brenda shtetit”, ka thënë se është e rëndësishme në dy aspekte.

Uji Dea

“E para është që po shtohen zërat e kundërshtimit ndaj këtij dokumenti dhe që nëse Kosova e ka ndërmend ta kundërshtojë, në këtë rast po mendoj Qeveria, atëherë është mirë të ketë sa më shumë zëra që e kundërshtojnë”, ka shtuar Ymeri.

Si aspekt të dytë, Ymeri përmendi deklartën e Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott dhe tha se kjo është një mundësi e mirë për Kosovën për të prezantuar një Asociacion që e dëshiron dhe i cili është i pranueshëm. “Dhe mbase këto dy dokumete mund të futen në diskutim”, tha tutje Ymeri.