Ymeri: Duhet t’u japim përgjigje qytetarëve se sa janë të sigurt nga ky pushtet

Visar Ymeri nga Vetëvendosja, në fjalën e tij në Kuvend ka thënë se trajtimi i aktivistëve politik ka prodhuar qindra arrestime, e së fundmi vdekje në burg të Astrit Deharit.
“Një sistem i tillë është një sistem i cili mund të jetë çka do tjetër përveç i Republikës. Nuk ka më të rëndësishme që ne si Kuvend ta diskutojmë këtë çështje. Duhet t’u japim përgjigje qytetarëve të Kosovës se deri në çmasë janë të sigurt nga ky pushtet.
Ai ka thënë se mos diskutimi i këtyre kërkesave në Kuvend nënkupton se ky Kuvend po bëhet i shtetit të kapur dhe i klanit Pronto./GazetaExpress/