Ymeri: Do t’i fitojmë zgjedhjet, demarkacioni nuk kalon

Ymeri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është duke u organizuar me të gjitha kapacitetet për të kundërshtuar ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Ai premton se sikur më parë këtë marrëveshje do ta ndalin përsëri.
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit të Përgjitshëm.
Në këtë mbledhje kryetari i kësaj Lëvizje Visar Ymeri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e di që është shumë afër fitoreve së zgjedhjeve dhe në bashkëpunim me organizimet tjera qytetare do t’i fitojnë ato, transmeton zeri.info.
Ymeri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është duke u organizuar me të gjitha kapacitetet për të kundërshtuar ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Ai premton se sikur më parë këtë marrëveshje do ta ndalin përsëri. /Zeri/