ARKATANA

Ymeri: Dialogun nuk na e besuan Blloku

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri tha se Blloku LDK-AAK-NISMA nuk pranoi që Vetëvendosje të udhëheq me dialogun.

Qeveria dy vjeçare sipas Ymerit, do të mundësonte që ministrave të mos u jepte luksin, por mundësinë për të punuar për siç tha ai, çlirimin e shtetit të kapur nga PDK dhe Hashim Thaçi.

Në të kundërtën sipas tij, viti i parë i punës së qeverisë do të shkonte në shampanjë, duke festuar, dhe i katërti duke punuar për zgjedhjet e ardhshme dhe do të ishin vetëm dy vjet për të punuar.

Duke folur në “Zona B” në Klan Kosova tha se në bisedimet me LDK-AAK dhe NISMA në përgjithësi është diskutuar për dialogun me Serbinë dhe privatizimi.

Eco Higjiena

Në këto çështje tha ai, ka përafrim qëndrimesh.

Ymeri ripërsëriti se VV nuk e voton askë, pa arritur marrëveshje me shkrim.

Ai shpjegoi se nuk ishte arritur dakordi në kërkesat e VV’së që kjo lëvizje të udhëheqë dialogun dhe dërgimin e marrëveshjes së 19 prillin në Komisionin e Venedikut.