GRANDEMALL

Ymeri: Dialogu na ka bllokuar nga çfarëdo zhvillimi pozitiv, paqartësia rreth planit franko-gjerman

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri, për Ekonomia Online ka thënë se këto vizita e shpesh të emisarëve për dialogun janë në përputhje me zotimet e BE-së që liderët e dy vendeve të takohen në Bruksel dhe të diskutojnë për planin franko-gjerman.

Ndonëse sipas tij, ende ka paqartësi rreth këtij plani që ende nuk është publikuar zyrtarisht dhe nuk dihet qëndrimi i qartë i Qeverisë.Tutje, ai shpreson që të ketë gatishmëri nga pala serbe që të shkohet drejt marrëveshjes finale.

Mobi Casa

Sipas tij, dialogu po i merr shumë kohë dhe energji Kosova dhe e ka bllokuar nga çfarëdo zhvillimi pozitiv.“Këto vizita janë në përputhje me atë zotimin që e morën BE para një javë e në të cilën thanë që do t’i intensifikojnë takimet së pari me dy liderët e vendeve dhe pastaj në Bruksel për të filluar të diskutohet për planin franko-gjerman dhe mendoj qe është dokumenti i vetëm bazën e të cilit diskutohet dhe shpresoj që BE e merr seriozisht këtë dhe shpresoj që ka gatishmëri veçanërisht nga Serbia që të ulemi dhe të flasim për marrëveshje përfundimtare ose marrëveshjen e ardhshme sepse ky dialogu me Serbinë nuk është që s’po na merr shumë kohë dhe energji dhe nuk është që nuk na ka bllokuar Kosovën nga çfarëdo zhvillimi pozitiv”.“Tash të gjithë e kanë pranuar njëzëri edhe BE edhe Qeveria kryeministri, presidentja. Ende nuk është publikuar versioni përfundimtar i tij, por disa versione të cilat po ngjasojnë njëra me tjetrën, por ne ende nuk e dimë se çka ka në atë plan dhe çfarë vërejtje ka dërguar Qeveria karshi atij plani”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.