Ymeri: Daut Xhemajli po shpif dhe me veprimet e tij po i sjell dëm Vitisë

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Hysen Ymeri shef i njësisë së personelit në Viti për rajonipress ka demantuar akuzat dhe shpifjet siç i quan ai të Daut Xhemajlit në adresë të tij. Të gjitha ato që ka thënë Xhemajli për mua në reagimin e tij të fundit janë të pavërteta dhe tendencioze. Unë për shpifjet e vazhdueshme që ka bërë ndaj meje Daut Xhemajli tashmë e kam paditur në Gjykatën Komunale në Viti tha Ymeri.

Edhe pse është njeriu i dytë që duhet të jetë shembull i respektimit të vlerave juridike, Daut Xhemajli sipas Hysen Ymerit është njeriu dhe zyrtari i parë dhe i vetëm në Kosovë që në mënyrë të paskrupullt vazhdon të shpif e të akuzojë pa kurrfarë argumentesh.

Kjo e ka preokupuar në masë të madhe Hysen Ymerin i cili thotë se nuk është befasuar nga fjalori dhe arroganca e Daut Xhemajlit. Thotë se me shpifje, intriga e prapaskena Daut Xhemajli merret një kohë të gjatë, por tash së fundit thotë se i ka bërë një padi pikërisht për shpifjet e tij publike.

Ymeri për rajonipress thotë se akuzat e fundit të Daut Xhemajlit se gjoja unë u kam bërë presion punëtorëve të administratës në Viti janë të pavërteta dhe tendencioze.”Unë vetëm kamë shqiptuar masa disiplinore për 7 zyrtar komunal në Viti të cilët nuk e kanë përfillur ligjin dhe orarin e punës. Këta punëtor kanë marrë vërejtje të merituara dhe nuk kanë lidhje me PDK. Thjeshtë unë e kam kryer punën time si udhëheqës i personelit” ka sqaruar Ymeri.

Ymeri tha se odisejada mes tij dhe Daut Xhemajlit ka rrënjë të thella. “Vazhdimisht më ka sulmuar dhe etiketuar në forma të ndryshme. “Më ka quajtur shërbëtor, tradhtar, klan i Zemunit e çka jo tjetër. Mua më njohin të gjithë dhe nuk jam brengosur për shpifjet e tija, megjithatë për hir të publikut po e japi këtë sqarim se në nëntor të vitit 2011 e kam paditur në Gjykatën Komunale në Viti për shpifje dhe ne shpejt do të përballemi” tha Ymeri.

Ymeri tha se në nëntor të vitit 2009 është larguar me dhunë në atë kohë nga Daut Xhemali që ka pasur postin e drejtorit të administratës. “Ishte një largim politik dhe nuk kisha mundësi të veproja ndryshe pos të ndiqja rrugët ligjore. E ndoqa rrugën administrative ku edhe fitova kontestin, por atë vendim kurrë se ka zbatuar e as respektuar Daut Xhemajli. Pas kësaj jam detyruar të ndjek rrugën ligjore ku e kam paditur Komunën e Vitisë dhe e kam fituar kontestin” rrëfen Ymeri.

Uji Dea

Ymeri thotë se Daut Xhemajli nga ky moment angazhon avokat privat Mustafë Musën të cilit i premtojnë se do t`ia punësojnë dikendë nga familja e ngushtë dhe e paguajnë 2600 euro. Duke parë këtë ndërhyrje unë sërish jam ankuar në Gjykatën Supreme të Kosovës e cila e prishë aktgjykimin e shkallës së dytë.

Ymeri pastaj konkurron me konkurs të rregullt dhe zgjidhet shef i personelit. Thotë se me veprimet e veta Daut Xehamjli e ka dëmtuar Komunën e Vitisë për mijëra euro. “Vetëm gjatë kohës 2008-2011 i ka shkaktuar dëm buxhetit të Vitisë në vlerë të 90 mijë eurove ku ka larguar dhunshëm 8 zyrtar komunal të cilët pastaj e kanë fituar kontestin gjyqësor. Po me fajin e Daut Xhemajlit tani është gjobitur buxheti i Vitisë me 560 mijë euro për shkak se në kohën e tij është rrënuar ëmbëltorja “Sharri” në Viti dhe rasti i fundit kontesti i Drenushës ku edhe kjo e ka fituar kontestin gjyqësor në vlerë të 300 mijë eurove.

Ymeri tha se për të gjitha këto veprime të dëmshme Nexhmedin Arifi e kishte larguar Daut Xhemajlin nga pozita e lartë që mbante në administratë. “Të gjitha ato akuza që i bënë tani Daut Xhemajli kundër Nexhmedin Arifit zanafillën e kanë tek parimet e shëndosha që ka treguar përherë Nexhmedin Arifi në raport me buxhetin dhe institucionet komunale tha Ymeri.

Por tani Hysen Ymeri e ka paditur edhe zyrtarisht Daut Xhemajlin për shpifje në Gjykatën Komunale në Viti. Në padi thuhet se Daut Xhemajli vazhdimisht që nga viti 2008 kur më ka larguar me dhunë nga puna e deri tani kur është zëvendësministër i Drejtësisë dhe kryetar i PDK-së në Viti duke shfrytëzuar autoritetin dhe mediet dhe duke pasur një dukuri patologjike vazhdon të shpif, fyeje denigrojë personalitetin tim” thuhet në padinë e Hysen Ymerit.

Ymeri ka thënë në padi se akuzat e Xhemajlit e kanë cenuar autoritetin dhe rrezikuar personalitetin tim personal meqë ky njeri është recidivist i veçantë pasiqë në vitin 2005 është dënuar për një rast të shpifjes./rajonipress/