Ymeri: Bllokadën s`e ndalim

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se opozita nuk do ta ndal bllokimin e Kuvendit të Kosovës pa marrë parasysh që komisioneri i BE-së Johannes Hahn tha se nëse nuk plotësohet ujdia, MSA-ja rrezikon të ndalet.
Edhe deputetja e AAK-së Donika Kadaj- Bujupi ka thënë se aksionet e opozitës do të vazhdojnë deri në heqjen nënshkrimeve nga marrëveshjet e dëmshme për Kosovën.
“Do t’i përdorim të gjitha mjetet për ti kundërshtuar marrëveshjet”, ka thënë ajo pas seancës.
Ndryshe, AAK, Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën tash e sa kohë po e bllokojnë punën e Kuvendit, deri në tërheqjen e këtyre marrëveshjeve. /Zëri/