HW

Ymeri: Bllokada në Kuvend, dëm kolosal- rrezik për izolim ekonomik dhe institucional

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-bashkëpartiaku i Albin Kurtit, Visar Ymeri, ka ngritur alarmin për pasojat e rënda të bllokadës institucionale në Kuvend, duke potencuar se si rezultat i saj, Kosova ka humbur aksesin në 882 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.

Sipas Ymerit, disa mungesa të vendimeve në fondet e BE-së e kanë vendosur Kosovën në një pozitë të pafavorshme.

“Qasja në këto fonde kërkon një qëndrim konstruktiv në dialogun me Serbinë. Kjo sjell një dëm të drejtpërdrejtë politik dhe reputacional, pasi BE e sheh Kosovën si një partnere jo të besueshme për t’i menaxhuar fondet apo për të përmbushur obligimet”, u shpreh Ymeri.

Sipas tij, pasoja konkrete përfshijnë humbje të investimeve në sektorë strategjikë, frenim të zhvillimit ekonomik e rritje të papunësisë.

Mobi Casa

“Humbje të investimeve potenciale në sektorët kyç (transport, energji, teknologji, bujqësi, inovacion). Mospërfitim nga rritja ekonomike rajonale. Frenim i zhvillimit të sektorit privat dhe i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM-ve) që janë jetike për rritjen ekonomike. Humbje të vendeve të punës”, potencoi Ymeri.

Ymeri paralajmëroi se kjo situatë dëmton besimin e qytetarëve dhe rrit skepticizmin ndaj Bashkimit Evropian.

“Rrezik për izolim ekonomik dhe institucional. Nëse Kosova nuk përfiton nga ky Plan, ajo mbetet jashtë procesit të rritjes dhe konvergjencës me BE-në. Dobësim i besimit të qytetarëve ndaj institucioneve dhe procesit të integrimit evropian”, ka deklaruar Ymeri për “Front Online”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.