ARKATANA

Ymeri: Biden po vjen për t’u takuar me protagonistët kryesorë të mafias në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ai ka shkruar se Biden po vjen midis epizodave të aferës Pronto 2 për t’u takuar me disa prej protagonistëve kryesorë të mafias në Kosovë.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka komentuar viziten e zëvendsëpresidentit amerikan Biden.

Ai ka shkruar se Biden po vjen midis epizodave të aferës Pronto 2 për t’u takuar me disa prej protagonistëve kryesorë të mafias në Kosovë.

FIDANISHTJA

Ky është postimi i tij i plotë:

Shpresojmë që ky takim i zëvendëspresidentit amerikan Biden me këta kriminel kosovarë në kostum presidencial e qeveritar do të jetë ndryshe prej të tjerëve. Z.Biden po vjen midis epizodave të aferës PRONTO 2 për t’u takuar me disa prej protagonistëve kryesorë të mafias në Kosovë. Nuk është problemi se kë po e takon e kë nuk po e takon z.Biden.

Është e padrejtë dhe e dëmshme nëse z.Biden nuk e thotë të vërtetën për këta producentë e regjisorë të krimit e korrupsionit në Kosovë. Sepse, para së gjithash, janë fëmijët e uritur e të pashkollë, rinia e gratë e papuna, dhe pleqtë në mjerim që po vuajnë nga seriali PRONTO 2.0.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.