UBT

Ymeri: Beogradi nuk duhet lejuar ta cenojë zgjedhjen e lirë për qytetarët e Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kandidati i Partisë Socialdemokrate për deputet, Visar Ymeri ka thënë se Beogradi nuk duhet lejuar ta cenojë zgjedhjen e lirë për serbët e Kosovës.

Ymeri përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se, presionet, kërcënimet dhe shantazhet e Beogradit zyrtar ndaj serbëve me të drejtë vote në Kosovë për t’i obliguar ata ta votojnë Listën “Srpska”, dëshmojnë edhe më shumë domosdonë që Qeveria e ardhshme e Kosovës pas 6 tetorit, të mos jetë e varur nga ky formacion politik, transmeton Telegrafi.

“Ndërhyrja e Beogradit zyrtar e dëshmon edhe më shumë kishim të drejtë, ne deputetët e Partisë Socialdemokrate në legjislaturën e fundit, kur, bashkë me Kryeministrin Haradinaj, e larguam këtë ndikim në vendimmarrjen shtetërore të Kosovës, për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës prej kur Listës “Srpska” është e pranishme në Kuvendin e Republikës”, ka shkruar Ymeri.

UBT

Ai ka shtuar se Kosova institucionet e saj dhe shoqëria, duhet të krijojnë kushte, frymë dhe mekanizma, që serbët në Kosovë të jenë të lirë për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre politikë, të mbrojtur nga pushteti autoritar dhe mendësia totalitare e Beogradit zyrtar.

“Tolerimi i veprimeve të Beogradit në emër të nevojës së kontrollit politik të serbëve të Kosovë nga Serbia për shkak të stabilitetit të brendshëm dhe të proceseve të ardhshme politike, po e pengon e pamundëson zhvillimin e një përfaqësimi autentik politik të serbëve që jetojnë në Kosovë bashkë me të tjerët. Stabilokracia nuk është mundësi për demokraci”, vijon shkrimi i Ymerit./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.