Hidromorava

Ymeri: Bashkimi doganor Kosovë – Shqipëri, parakusht për zhvillimin ekonomik

/ 2 minuta lexim
HW

Nënkryetari i PSD-së Visar Ymeri, ka thënë se bashkimi doganor në mes Kosovës dhe Shqipërisë është i domosdoshëm, dhe është parakusht për zhvillimin ekonomik rajonal në kushte barabarësie.

“Më 5 qershor të këtij viti, me propozimin tim, në emër të Grupit Parlamentar të PSD-së; Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Rezolutën e cila kërkonte nga Qeveria e Republikës së Kosovës t’i nis procedurat për unifikimin doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë. Pika e përbashkët e kontrollit në kufi është një hap drejt këtij bashkimi doganor. Këtë e përshëndes. Gatishmërinë nga Kryeministri Rama për bashkim doganor po ashtu”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

Ymeri po ashtu tha se të dy vendet duhet ecur tutje drejtë bashkimit doganorë. Një treg Kosovë-Shqipëri është domosdoshmëri e kohës, dhe kjo e rrit potencialin e dy ekonomive tona .

ARKATANA

“Një treg Kosovë-Shqipëri është domosdoshmëri e kohës. Kjo ia rritë potencialin dy ekonomive tona, duke rritur intensitetin e shkëmbimeve tregtare, vëllimin ekonomik të prodhimeve vendore të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe mundësinë e ekonomisë së shkallës.

Një treg Kosovë-Shqipëri na vendos strategjikisht në një pozicion të favorshëm ekonomik karshi rajonit. Kështu, dhe vetëm kështu, i bëjmë ballë tendencave hegjemoniste ekonomike në rajon. Ky është parakusht për një zhvillim ekonomik të rajonit në kushte barabarësie prej të cilit përfitojnë të gjithë” ka shkruar Ymeri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.