Eko Higjiena

Ymeri: Aty ku ka gra në institucione demokracia është më e madhe

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në kuadër të projektit “Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në nivelin lokal në të gjitha komunat e Kosovës” OSBE-ja organizoi trajnimin për shkathtësi komunikuese me Grupin joformal të gruas, anëtarët e kuvendit komunal, si dhe me zyrtaret komunale në Komunën e Novobërdës.

Ky trajnim u zhvillua si pjesë e projektit të OSBE-së departamentit të demokratizimit të financuar nga “Përforcimi i pjesëmarrjes së grave në vendim-marrjen lokale anembanë Kosovës”.

Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri theksoi se këto projekte për Komunën e Novobërdës janë shumë të rëndësishme sepse po kontribuojnë shumë për të sensibilizuar çështjet të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ne, sepse përvojat të cilat do t`i përfitojnë sot të pranishmet do t`i përcjellin edhe tek grat e tjera në mënyrë që numri i grave vazhdimisht të jetë në rritje në proceset e vendimmarrjes.

“Aty ku ka gra në institucione lokale dhe qendrore natyrisht që aty është demokracia më e madhe, në kuadër të projekteve të ndryshme ne kemi arrit që ta përmbushim obligimin tonë si institucion që të jenë të kyçura grat në aktivitetet tona që po i zhvillojmë çdo herë e më shumë numri i grave është në rritje si në proceset e dëgjimeve publikë, debateve të ndryshme, në zgjedhjen e këshillave lokale dhe zëri i tyre ka filluar të dëgjohet u shpreh” Ymeri.

Fundamenti

Sadete Tërnava, Menaxhere e Projektit nga OSBE, ka thënë se është duke zbatuar projektin “ Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në nivelin lokal në të gjitha komunat e Kosovës”, si vazhdim të projektit të mëparshëm të vitit 2012 “Ngritja e pjesëmarrjes së grave në proceset vendimmarrëse në rajonin e Gjilanit “, ne para tri viteve së bashkë me Kryetarin ,Ymeri në Komunën e Novobërdës kemi zgjedh grupin joformal të grave dhe kemi pasur aktivitete të shumta në kuadër të OSBE-së.

Sipas drejtorit Regjional të OSBE-së Ulrich Biffar,edhe gjatë këtij vitit, OSBE-ja vazhdon që të forcojë kapacitetin, rolin, performancën edhe me këtë edhe me ndikimin e përfaqësuesve femra në jetën politike dhe publike, me qëllim të përmirësimit të mëtutjeshëm të baraspeshës së pjesëmarrjes së grave në regjionin e Gjilanit.

Ndërkaq, Drejtori i Qendrës Rajonale në Gjilan Ulrich Biffar, ka bërë prezantimin si të bëhet komunikata për shtyp, komunikimi befasues, si të shkruajmë tekste për media etj./rajonipress/