UBT

Ymeri: Asociacioni do të zbatohet sipas Marrëveshjes së 2013-ës, me disa elemente shtesë

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Analisti politik, Visar Ymeri, thotë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të zbatohet në bazë të marrëveshjeve paraprake (të vitit 2013, e ndoshta me elemente edhe të 2015-ës) si dhe me kombinimin e praktikave të ndryshme evropiane që janë të zbatueshme në rastin e Kosovës.

Ymeri ka thënë se atij mund t’i ndërrohet emri, por është ai të cilin e ka kundërshtuar për sa vjet Vetëvendosje.

Në një bisedë me Periskopin, ish-kryetari i Vetëvendosjes ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet ta tërheqë akuzën për tradhti që kishte bërë ndaj Thaçit e Mustafës për shkak të “Zajednicës” ose i duhet ta mbajë edhe mbi vete të njëjtën akuzë e stigmë.“Asociacioni do të jetë i bazuar në marrëveshjen e vitit 2013 sepse aty e ka themelin juridik. Deklarimet e kryeministrit Kurti dhe të Presidentit të Serbisë kanë më pak rëndësi. Me rëndësi është teksti i Statutit të cilin do ta kemi fillimisht si propozim e pastaj si tekst final dhe të miratuar. Ai e determinon formën dhe statusin e Asociacionit e jo deklarimet e politikës ditore. Kemi pasur deklarime të fuqishme në procesin e dialogut deri tash. Nuk kanë ndryshuar ndonjë gjë thelbësore në proces e as në Marrëveshjen dakordimin për të cilën e dëgjuam të shtunën në Ohër”, tha ai.

“Kryeministri Kurti, pas takimit në Ohër dhe përmes takimit në Ohër, përfundimisht është shndërruar në politikan kosovar sikur tjerë kryeministra para tij. Pra e ka kuptuar se nuk mundesh dhe nuk bën të ballafaqohet me partnerët perëndimorë të Kosovës në çështjet sikur dialogu me Serbinë; nuk mundesh dhe nuk bën ta kuptosh politikën si luftë pakompromis, por që kompromisin, veçanërisht në dialogun me Serbinë, duhet ta kuptosh si vlerë dhe mundësi; dhe në fund se marrëveshjet e arritura duhen zbatuar dhe nuk ka si t’u iket atyre”.

“Kurti në Ohër ka marrë përsipër ta nisë dhe ta përfundojë procesin e themelimit të Asociacionit si një marrëveshje e nënshkruar më herët nga kryeministri Thaçi. Nëpër këtë proces kanë kaluar secili nga kryeministrat e Kosovës, kush me shumë e kush më pak. Kryeministri Kurti duhet të dalë dhe ta shpjegojë pse një marrëveshje e tillë sikur ajo në Ohër paska qenë e pashmangshme, pse të gjitha ato pika e propozime asnjëherë nuk i janë marrë parasysh; si dhe ta shpjegojë pastaj pse ka ndryshuar qëndrimet e mëhershme të tij e ta tërheqë tërë atë vrer a mal me akuza që u ka bërë liderëve tjerë për shkak të veprimeve të njëjta me këto që sot po i bën vetë. Më një fjalë ose Kurti do ta tërheq akuzën për tradhti që e kishte bërë ndaj Thaçit e Mustafës për shkak të ‘Zajednicës’ ose Kurti ta mbajë edhe mbi vete të njëjtën akuzë e stigmë”, tha Ymeri.

GRANDEMALL

Sipas Ymerit insistimi i SHBA-ve për arritjen e një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, vjen për shkak të situatës së sigurisë në Evropë. Të cenuar si pasojë e invazionit rus në Ukrainë dhe se pa përfshirjen e SHBA-ve, procesi i dialogut nuk do të kishte përparuar.“Mendoj që pa përfshirjen e ShBA-ve procesi i dialogut nuk kishte përparuar fare. Kemi pasur një stërzgjatje të tij prej vitit 2011 kur ka filluar e me suksese të herëpashershme por me stagnime më të thella e më të gjata. Tash, për shkak të situatës së sigurisë në Evropë, e cenuar kjo si pasojë e invazionit rus në Ukrainë, kemi një kthim të jashtëzakonshëm të interesimit të ShBA-ve për rajonin e pastaj edhe të BE-së më të njëjtin intenzitet. Kjo është pozitive. E ardhmja evropiane për vendet e Ballkanit kur merret dhe kuptohet seriozisht dhe e sigurtë, është forca më e madhe transformative të politikave dhe shoqërive të vendeve të Ballkanit. Në këtë drejtim dhe me këtë qëllim e shoh edhe përfshirjen e ShBA-ve veçanërisht por edhe nxitjen për dialog intensiv e marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Ymeri.

Pas takimit Kurti-Vuçiq, të shtunën, përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell, tha para medieve se “Kosova është pajtuar të fillojë menjëherë, kur them menjëherë e nënkuptoj që menjëherë do të aranzhojë, rregullimet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetë-menaxhimit të komunitetit serb në Kosovë”.Deri më tani, Kurti i ka ikur shpjegimit për gazetarët se çka do të thotë “vetëmenaxhim”. Por, atij do t’i duhet të japë më shumë shpjegime më 23 mars në Kuvendin e Kosovës, kur do të raportojë për takimin në Ohër.

Ndërkohë analistë të njohur për qëndrimet mbështetëse për pushtetin përkrahësit e tij janë munduar ta relativizojnë termin “vetëmenaxhim”, duke pretenduar se është më “i butë” sesa Asociacioni.

PSD-ja ka thënë se Kurti, i cili dikur Asociacionit ia kishte vënë emrin “Zajednicë”, tani po bën akrobacione gjuhësore, duke e quajtur “vetëmenaxhim”, pasi do t’i duhet ta zbatojë vetë. Kjo parti ka shkruar sot sloganin “Albin Zajednica” në ndërtesat qeveritare dhe në sheshet e Prishtinës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.