UBT

Ymeri: As mos t’ju shkojë ndër mend ta shisni Kosovën

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka përmendur një sërë argumentesh që demarkacioni me Malin e Zi, nuk mund të jetë kusht për liberalizimin e vizave.

Ymeri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se imponimi me dhunë i kësaj marrëveshje për Demarkacion vetëm sa e thellon krizën politike dhe e rrit pakënaqësinë e qytetarëve.

Derisa ka thënë që të mos u shkoj në mendje ta shesin Kosovën.

Postimi i plotë:

Edhe sa kohë, edhe sa argumente do të duhen që pushtetarët e mediat pranë tyre të binden se çështja e demarkacionit nuk është çështje e opozitës, por çështje e krejt Kosovës?

Uji Dea

Numri i ekspertëve që po e kundërshtojnë versionin e demarkacionit të propozuar nga qeveria vetëm po shtohet. Profesorë, studiues, profesionistë të gjeografisë, topografisë e marrëdhënieve ndërkombëtare po këmbëngulin që ky demarkacion është gabim, për të mos thënë krim, sepse ia heq Kosovës një pjesë të tokës së vet.

Po na thonë se miratimi i demarkacionit është kusht për liberalizim të vizave. Është detyrë e qeverisë dhe e diplomacisë së Kosovës që ta heqë këtë kusht. Fakti është se ky kusht nuk ka qenë për asnjë vend tjetër, madje Ukraina e Gjeorgjia të cilave iu liberalizuan së fundmi vizat, kanë kufij të kontestuar. Ky kusht iu vu vetëm Kosovës, dhe vetëm në vitin e fundit që ka qenë vit protestash. Asnjëherë askush nuk ka arritur ta shpjegojë me argumente të bazuara lidhshmërinë në mes të demarkimit të vijës kufitare dhe procesit të liberalizimit të vizave. Me sa duket, dikush ka bërë lobing që Kosovës t’i vihet edhe ky kusht, që të vështirësohet argumenti opozitar. Por sa veta do të ishin në gjendje të falnin shtëpinë e tyre e të mbesnin të pastrehë, në këmbim të liberalizimit të vizave? Kjo do të ishte e padrejtë. Ne vizat i duam sepse duam të jemi të barabartë me të tjerët, dhe t’i gëzojmë të drejtat e liritë e barabarta me të tjerët. Thelbi i të qenit europian janë kushtet e standardet e barabarta ligjore e kontraktuale. Nuk bën të pranojmë standarde të dyfishta.

Imponimi me dhunë i kësaj Marrëveshje për demarkacion vetëm sa e thellon krizën politike dhe e rrit pakënaqësinë e qytetarëve. Mënyra se si po sillet Qeveria nuk ka të bëjë fare me demokracinë, që funksionon me bindje, por me autokracinë kriminale, e cila funksionon me forcë.

As mos e çoni nëpërmend ta shisni a ta dhuroni Kosovën. Ajo s’është as e pushtetit e as e opozitës. Thirrini mendjes!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.