Fundamenti

Ymeri: Artana ka arritur shumë në këtë 100 vjetor

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kjo festë e madhe kombëtare e gjen Artanën me të arritura të shumta në çdo sferë të jetës. Kemi shënuar shumë progres si në infrastrukturë rrugore, ujësjellës, shkolla, ambulanca tha për rajonipress Bajrush Ymeri.

Kreu i Komunës së Artanës Bajrush Ymeri ndihet krenar që si njeriu i parë i këtij qyteti ka mundësi para qytetarëve të shpalos të arriturat në të gjitha fushat, por edhe sfidat e rezultatet tjera që shpreson të arrihen edhe në përvjetor të tjerë.

Ymeri për rajonipress tha se kjo festë e madhe kombëtare e gjen Artanën me të arritura të shumta në çdo sferë të jetës. “Kemi shënuar shumë progres si në infrastrukturë rrugore, ujësjellës, shkolla, ambulanca” tha ai.

“Është e rëndësishme të theksohet se kemi arritur rezultate të dukshme në shtyllat kryesore të zhvillimit të komunës siç janë Turizmi rural së bashku me trashëgiminë kulturore, në bujqësi si dhe zhvillim ekonomik në përgjithësi. Natyrisht që jemi të kënaqur me të arriturat e deritashme, por ka ende për tu bërë dhe shpresojë që vazhdimisht në përvjetorë të tillë të shënojmë progres dhe rezultate të dukshme” tha Ymeri.

Mobi Casa

Ymeri thotë se nuk ka qenë e lehtë që të arrihet deri këtu sepse Artana ka kaluar nëpër shumë sfida për të ardh deri tek një komunë që tani ka një stabilitet politikë e ekonomik të kënaqshëm. “Unë para së gjithash këtë festë dhe këto rezultate dëshirojë t`i ndajë me qytetarët e Artanës pa dallim , sepse ata janë më meritorët që Artana tani po ecë vertikalisht dhe po dinë të ndërtohet e zhvillohet” tha Ymeri.

Ymeri është krenar që për këto vite ka arritur t`i identifikojë të gjitha hallet e banorëve të Artanës , por edhe të fshatrave përreth. “Suksesi ynë është i kapshëm dhe lehtë vërehet. Kemi ndërtuar e intervenuar në shumë fshatra duke hapur rrugë të reja, duke ndërtuar shkolla të reja e infrastrukturë tjetër të nevojshme për jetën e banorëve të kësaj komune. Natyrisht që në këto ecjet tona na kanë ndihmuar e përkrahur edhe miqtë tanë ndërkombëtarë si USAID, OSBE, Qeveria e Kosovës dhe shumë organizata vendore e ndërkombëtare” tha Ymeri.

Ndryshe Bajrush Ymeri ka uruar qytetarët e Artanës me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe festës së Flamurit. “Jemi gjenerata me fat që po përjetojmë një vit jubilar të kësaj feste të madhe të Kombit tonë. Sa herë që vjen kjo festë mendja jonë gjithmonë shkon te Ismail Qemajli, Isa Boletini te Vlora heroike e shumë e shumë trima që ka pasur kombi ynë që së bashku mblodhën dijen, mundin dhe trimërinë e tyre për të udhëhequr kombin tonë në momente të rëndësishme të historisë sonë. Natyrisht që me këtë rast kujtojmë me pietet edhe figurat e ndritura të historisë sonë më të re siç ishte presidenti Ibrahim Rugova, komandanti legjendar Adem Jashari e shumë e shumë dëshmorë e martirë të kombit që dhanë jetën për Liri, Pavarësi e Demokraci” tha Ymeri./rajonipress/