UBT

Ymeri : Artana ishte arenë e investimeve në vitin 2012

/ 7 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kryetari i Artanës Bajrush Ymeri ka falënderuar për mbështetje e përkrahje ministrit si dhe zyrën e Agjensionit Zhvillimor Lindje me seli ne Gjilan, Bashkimin Evropian me shumë projekte të ndryshme, Projekti i Binjakëzimit i cili mbështetet nga Bashkimit evropian, USAID-in e më konkretisht programi DEMI , pastaj organizata zvicerane LOGOS, IOM-in, organizatën gjermane GIZ si dhe ECMI-ja.

ryetari i komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri të enjten ka mbajtur debatin e dytë me qytetarë të paraparë edhe me ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Me këtë rast kryetari Ymeri i njoftoi të pranishmit me të arriturat dhe sfidat të cilat e përcollën këtë vit kalendarik. “Mund të them se edhe përkundër vështirësive nëpër të cilat ende po kalojmë kemi arritur që në mënyrë të kënaqshme ta përmbyllim këtë vit. Jemi munduar që të jemi sa më transparent në punën tonë dhe karshi qytetarëve tanë. Edhe ne si ekzekutiv e po ashtu edhe legjislativi jemi angazhuar maksimalisht në të mirë të qytetarëve tanë ndaj të cilëve kemi obligime dhe përgjegjësi të shumta” tha Ymeri.

Ymeri tha se shërbimet që ne i ofrojmë në komunë sa i përket pajisjeve me dokumentacione mendojë se kanë qene të shpejta për qytetarët tanë të cilët për çdo ditë për nevoja të tyre i drejtohen institucionit komunal. “Nga fillimi i vitit 2013 këto shërbime do të jenë edhe më cilësore sepse tashmë e kem përfunduar objektin e aneksit të komunës ku do të jetë qendra për shërbim të qytetarëve e cila do të ketë hapësirë të mjaftueshme për punë sa më efikase. Po ashtu edhe këtë vit prioritet i kem dhënë investimeve kapitale të cilat ende janë të nevojshme në komunën e Novobërdës” vlerësoj kreu komunal.

Sipas Ymerit projekti më i rëndësishëm që është realizuar këtë vit është përfundimi i planeve Zhvillimore Komunale të cilat pritet të aprovohen në mbledhjen e fundit për këtë vit të asamblesë komunale. “Asfaltuam rrugë në disa fshatra siç janë Pasjaki , Parallovë, Llabjan, Vllajovc, Jasenovik etj. Ndërtuam rreth dhjetë shtëpi për raste sociale pastaj ndërtuam trotuare në Novobërdë, Prekovc dhe Llabjan. Ndërtuam kabinat për pritjen e autobusëve në tërë territorin e Komunës, ndërtuam rrejte të energjisë elektrike për qytetarët tanë në Makresh dhe Llabjan pastaj ndërtuam ujësjellës për banorët e fshatrave Makresh i Ulët, Kllobukar dhe Bostan. Rregulluam aneksin e objektit të administratës, ndërruam dritaret për objektin e komunës. Ndërtuam shkolla siç është shkolla në Pasjak, në Koznicë , ndërruam dritaret e shkollës, në Kuvcë të Epërme ndërtuam fushën e sportit për nxënës të shkollës, ndërsa në Makresh të Ulët rinovuam shkollën komplet duke e bërë thurrjen e oborrit dhe ndërtimin e parkut të lodrave për fëmijë” ka nënvizuar Ymeri.

Duke folur për fushën e arsimit Ymeri tha se shkollat tona në përgjithësi janë në gjendje të mirë sepse shumë investime kemi bërë jo vetëm për të përmirësuar objektet shkollore, por edhe për t`i furnizuar ato me kabinete të informatikës siç është rasti në shkollat në Kuvcë dhe Llabjan. “Vlen të përmendet që për herë të parë në histori të komunës është mbajt provimi i maturës sepse për herë të parë kemi pasur rast që gjenerata e parë ta përfundojë shkollën e mesme. Gjithashtu në bashkëpunim me teatrin ,,ODA” kemi bërë Hartimin e “Strategjisë për Zhvillimin Kulturor të Komunës së Novobërdës”, strategji kjo e aprovuar edhe në Kuvendin e Komunës. Po ashtu transporti i nxënësve po bëhet në mënyrë të rregullt. Po ashtu mund të përmendi që kemi investuar edhe në klubin e futsallit K.F.,,Artana” me furnizim me ndërresa sportive dhe një furnizim të tillë e kem bërë edhe për të rinjtë të cilët që nga ky vit kanë filluar të bëjnë ushtrime në sallën e qendrës së sporteve. Në fushën e turizmit rural mendojë se kemi përfituar një projekt të cilin e përfunduam tani është fjala për projektin e stazës për ecje te kalaja e Novobërdës e po ashtu vlen të përmenden edhe gjurmimet arkeologjike të cilat janë duke u bërë për rreth kalasë nga instituti arkeologjik i Kosovës”.

Ymeri tha se këtë vit kemi bërë pastrimin e të gjitha deponive ilegale në tërë territorin e komunës së Novobërdës dhe janë vendos shenjat ,,Ta mbajmë ambientin të pastër”.“Duke e pasur parasysh që njësia për menaxhimin e mbeturinave është duke funksionuar mirë unë mendojë se tani për tani territorin e komunës e kemi më të pastërtinë në rajon.

Sa i përket shëndetësisë edhe këtë vit bëmë disa investime që konsiderojë kanë qenë mjaftë të nevojshme për banorët e Novobërdës. Mund të përmend që QKMF-ja në Novobërdë dhe ambulancat për rreth janë në gjendje të mirë edhe si objekte edhe me staf e po ashtu edhe me furnizime me medikamente të nevojshme”.

Mobi Casa

Kurse për investimet në bujqësi Ymeri tha se kemi subvencionuar bujqit tanë me makina mjelëse për gjedhe si dhe kemi bërë furnizimin me pleh artificial për disa prej qytetarëve tanë të cilët kanë mbjellë këtë vit kulturat e tyre bujqësore.

Për të gjitha këto projekte unë i falënderojë qytetarët tanë të cilët po të mos e paguanin tatimin në pronë nuk do të ishin realizuar të gjitha këto projekte. Mirëpo në këtë drejtim unë mendojë se ne kemi avancuar dukshëm dhe ashtu siç flasin statistikat ne kemi tejkaluar këtë shumë të të hyrave vetanake.

“Po ashtu mund të them se me të gjitha këto investime i kemi hapë rrugë edhe zhvillimit ekonomik dhe shpresojë që vitin e ardhshëm të bëjmë më shumë në këtë sektor”.

Ymeri ka falënderuar për mbështetje e përkrahje ministrit si dhe zyrën e Agjensionit Zhvillimor Lindje me seli ne Gjilan, Bashkimin Evropian me shumë projekte të ndryshme, Projekti i Binjakëzimit i cili mbështetet nga Bashkimit evropian, USAID-in e më konkretisht programi DEMI , pastaj organizata zvicerane LOGOS, IOM-in, organizatën gjermane GIZ si dhe ECMI-ja.

Ymeri është ndarë i kënaqur edhe me sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në komunën e Novobërdës për të cilën tha se është në nivelin më të lartë dhe për këtë ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe KFOR-in e më së tepërmi qytetarët të cilët e dëshirojnë një situatë të tillë të sigurisë.

Edhe qytetarët kanë shprehur interesimin e tyre për të bërë pyetje në këtë debat. Kështu Ali Ahmeti nga fshati Stanishor u interesua për asfaltimin e rrugës në fshatin Stanishor, për transportin e nxënësve rreth tregut dhe kooperativës bujqësore,,1 Maji” në Stanishor si dhe për subvencione në bujqësi.

Fidan Ruhani nga Novobërda ishte mirënjohës për transportin humanitar , por u interesua për linjën e mesditës që është ndërpre. Zvonko Jovanoviq nga Stanishori po ashtu u interesua për subvencione për bujqësi.

Fatmir Ymeri po ashtu u interesua për transport e në veçanti për linjën e mesditës./rajonipress/