Fundamenti

Ymeri: Arrestimi i Nehat Thaçit, Qeveria e Mustafës dorëzohet përballë Serbisë!

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri ka reaguar ndaj arrestimit të drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçit, i cili nga autoritet serbe u akuza pas një flet-arresti për terrorizëm.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai thotë se me arrestimin e Drejtorit të policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçit, tregon se Qeveria e Kosovës është nënshtruar dhe dorëzuar përballë Serbisë.

“Serbia përveçse nuk po kushtëzohet për atë që bëri në luftë, ajo po na dëmton edhe në paqe, teksa qeveritarët tanë heshtin dhe besojnë në mëshirën e Serbisë”, ka thënë ai.

Eco Higjiena

Sipas tij, Serbia po vazhdon të mos e njoh pavarësinë, sovranitetin e integritetin territorial të Republikës së Kosovës, kurse qeveritarët tanë flasin për marrëdhënie të mira me këtë shtet.

“Vetëm kushtëzimi i Serbisë e bën atë të ndryshojë, e këtë duhet ta bējmë sa më parë, duke filluar me marrëdhëniet ekonomike e tregtare, ku edhe dëmtohemi më së shumti aktualisht nga ky shtet. Çdo veprim ndryshe çon në arrestime të reja dhe veprime të tjera si këto nga pala serbe”, ka thënë Ymeri. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.