Uji Dea

Ymer Selimit i digjet serra “qëllimisht” nga fqinjët

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ymer Selimit nga Zhegra i është djegur serra me benzinë.Për këtë zjarrëvënie të qëllimshme Selimi ka akuzuar fqinjët e tij me të cilët thotë se është në kontest gjyqësor. Ismet Hashani zëdhënës i policisë e ka konfirmuar rastin për rajonipress si zjarrëvënie e qëllimshme.

Ymer Selimi nga Zhegra zyrtar në Qendrën për punë sociale në Gjilan më 9 gusht diku në orët e vona pas mesnate, gjegjësisht në ora 01:10 minuta i është shkaktuar zjarr i qëllimshëm nga fqinjët e tij.

Selimi dyshon se të njëjtit e kanë kryer veprën me paramendim të përgatitur mirë me dy shishe të mbushura me benzinë prej të cilave është spërkatur sera e pastaj i është vënë flaka.

Selimi tha se pasi ka vërejtur zjarrin e fuqishëm është zgjuar nga gjumi me tërë familjen, dhe ka vrapuar pas zjarrit. Kam ftuar policinë bazën në Gjilan dhe Stacionin Policor të Zhegrës ku shumë shpejt na u përgjigjën ku falë ndihmës së tyre arritëm ta shuajmë zjarrin, i cili kishte marr përmasa që të përfshihej edhe në disa objekte për rreth” përshkruan për rajonipress Selimi ngjarjen.

Selimi tha se së bashku me policinë kanë arritur ta shuajnë zjarrin me ndihmën e një pompe uji . “Pas shuarjes së zjarrit policia filloi vëzhgimin e vendit për rreth ku edhe gjetën dy shishe të plastikës të sasisë nga dy litra prej të cilave ishte bërë spërkatja me benzinë, e serës”.

Eco Higjiena

Selimi tha se zjarri u cilësua nga ana e policisë si zjarrëvenie e qëllimshme e kryer me paramendim.

Policia nga vendi i ngjarjes mori shënimet kështu që të nesërmen u informua ekipi i forenzikës në Stacionin Policor të Gjilanit, të cilët erdhën dhe morën provat nga vendi i ngjarjes për ekzaminim të mëtutjeshëm për të hetuar rastin.

“Vepra e kryer nga ana e fqinjëve në të cilët ne dyshojmë, është kryer me qëllim të ushtrimit të presionit që këta fqinjë ushtrojnë në vazhdimësi pasi me të njëjtit jemi ne kontest gjyqësor për pronë. Ku tani lënda është në gjykatë, por të njëjtit nga inatet, motivet e ulëta në vazhdimësi mbi ne ushtrojnë presione të natyrave të llojllojshme” mendon Selimi.

Edhe Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale e ka konfirmuar rastin dhe tha se zjarrëvënia është e qëllimshme të paktën sipas ankuesit edhe pse rasti po hetohet në tërësi tha Hashani./rajonipress/