United Hospital

Ymer Salihut i vazhdohet mandati edhe për një periudhë tre vjeçare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryeshefit Ekzekutiv të KRU “Hidromorava” Sh.A., z. Ymer Salihu, i vazhdohet mandati në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv edhe për një periudhë të (3) vjeçare, që hyn në fuqi nga data 01.08.2025 dhe përfundon më 31.07.2028, me mundësi vazhdimi bazuar në vlerësimin e performancës së përgjithshme nga ana e Bordit të Drejtorëve.

Njoftimi dhe vendimi:

Vendimi Nr. 892, datë 29.07.2025 për Vazhdimin e Mandatit të Kryeshefit Ekzekutiv z. Ymer Salihu.

Në mbështetje të nenit 21 të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-111, si dhe bazuar në konkursin publik të shpallur më datë 01.08.2022 për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv, ku është paraparë mundësia e vazhdimit të mandatit pas përfundimit të mandatit fillestar, si dhe në përputhje me Statutin dhe aktet e brendshme të Ndërmarrjes, Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” Sh.A., në mbledhjen e shtatë të rregullt, mbajtur më datë 29.07.2025, pas vlerësimit të performances së Kryeshefit Ekzekutiv, unanimisht merr këtë:

FIDANISHTJA

VENDIM

Kryeshefit Ekzekutiv të KRU “Hidromorava” Sh.A., z. Ymer Salihu, i vazhdohet mandati në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv edhe për një periudhë të (3) vjeçare, që hyn në fuqi nga data 01.08.2025 dhe përfundon më 31.07.2028, me mundësi vazhdimi bazuar në vlerësimin e performancës së përgjithshme nga ana e Bordit të Drejtorëve.

Për zbatimin dhe formalizimin e këtij vendimi, ndërmerren të gjitha veprimet administrative përkatëse sipas procedurave të brendshme të ndërmarrjes./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.