FITORJA

Yllka Kuqi nuk do të prezantohet në “Kënga ime”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Vazhdon tërheqja e këngëtarëve kosovarë nga festivali “Kënga ime”, e gjithë kjo për rëndësinë që iu dha një këngëtari serb, Zdravko Colic, i cili ishte i ftuar special në këtë eveniment dhe për më shumë u prit nga publiku dhe prezantuesit si një yll bote.

Yllka Kuqi është dashur të prezantohet pas dy javësh (26 prill) dhe këngët i ka thuajse të përfunduara, porse ka vendosur që të mos paraqitet aspak.

ARKATANA

“Pas spektaklit të të shtunës (kur u prezantua Colici), kam vendosur të tërhiqem, sepse thjesht më ka ngjallur ndjenja jo të mira e gjithë ajo çfarë ka ndodhur atë natë”, ka thënë këngëtarja për Telegrafi.

Yllka është një tjetër emër që u bashkohet këngëtarëve nga Kosova që janë irrituar nga pjesëmarrja e artistit serb në atë spektakël dhe kanë vendosur që të mos marrin pjesë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.