Eko Higjiena

Yllka Cana : Në Kosovë do të kthehem me gradën e gjeneralit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Yllka Cana togere shqiptare nga Livoqi i Gjilanit ka bërë tashmë jehonë në tërë ushtrinë amerikane. Ema Jones një mike e Yllkës ka dërguar enkas për rajonipress sekuenca dhe biseda të shkurtra të Yllka Canës dhënë medieve amerikane. Mesazhi i Yllkës në të gjitha këto intervista është se ajo në Kosovë pret të kthehet me gradën e gjeneralit. Lexoni rrëfime interesante për Yllka Canën dhe aktivitetin e saj ushtarak në SHBA.

“Është një vajzë e re, e bukur dhe me zemër të madhe, me emrin Yllka Cana dhe është nga Livoqi i Gjilanit që ka gradën e togerit në Ushtrinë Amerikane. Ajo shërbeu në Kosovë për një vit në misionin paqeruajtës dhe tani ajo është duke u përgatitur për të shkuar në një tjetër luftë. Ajo u largua nga Kosova me lot dhe na premtoi se do të vijë përsëri për të ruajtur paqen. Zemra ime u thye kur aeroplani u largua nga Aeroporti i Prishtinës” ka thënë Yllka Cana për mediet amerikane raporton rajonipress.

Fundamenti

Yllka përfundoj me sukses misionin e saj në Kosovë dhe fitoi shumë medalje, dhe fjala e fundit e saj përshëndetëse – lamtumirës e Yllkës, ishte shumë serioze, por e lezetshme. “Shpresoj që ju kam bërë krenar me punën time Kosovë, mirupafshim dhe atje do të kthehem kur të bëhem gjenerale” citohet Yllka nga mediet amerikane. Këto fjalë të Yllkës kanë prekur shumë zemra amerikane.

Mbi të gjitha fjalët e Komandantit të Yllkës kanë qen të mëdhaja.”Yllka kurrë nuk dorëzohet, madje ajo një herë e kishte të thyer këmbën , por ashtu me këmbë të thyer i ka mundur në vrapim krejt Brigadën. Gjatë karrierës sime të gjatë në ushtri, asnjëherë oficere si Yllka s`kam takuar, sepse ajo ka shumë pasion dhe vendosmëri. Rrallë ka femra dhe ushtare si togerë Yllka Cana” ka theksuar komandanti i saj./rajonipress/