ARKATANA

Ylli shqiptar transferohet te gjiganti suedez

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Jasir Asani largohet zyrtarisht nga Partizani. Sulmuesi i krahut do ta vazhdojë karrierën në Suedi te gjigandët e AIK Stockholm.

Partizani ka pranuar ofertën e klubit suedez, për huazimin 6-mujor me të drejtë blerjeje verën e ardhshme. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i kuq.

Asani do të jetë pjesë e Partizanit edhe në dy ndeshjet e radhës ndaj Teutës dhe Vllaznisë sepse nga 1 janari i 2020-ës do të bashkohet me klubin e AIK.

Njoftimi i klubit:

Uji Dea

“Klubi njofton sot arritjen e marrëveshjes së transferimit të Jasir Asanit drejt ekipi suedez AIK. Mesfushori me tipare sulmuese do të kalojë në formulën e huazimit te klubi suedez nga Janari 2020. Klubi i AIK njëkohësisht do të ketë edhe të drejtën e blerjes së kartonit të Asanit në fund të sezonit. 24 vjeçari do të jetë në dispozicion të kampionëve të Shqipërisë edhe për dy ndeshjet e radhës ndaj Teutës dhe Vllaznisë, për të vijuar më pas aventurën e tij të re në kampionatin suedez.

Performanca mjaft pozitive e Asanit në radhët e të kuqve, me të cilët u shpall edhe kampion i Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane për të përfituar shërbimet e tij, por insistimi i vazhdueshëm i AIK rezultoi edhe oferta më konkrete dhe më e mirë për Asanin dhe Klubin.

Klubi dëshiron të falënderoj Jasir Asanin për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re”, shkruante Partizani

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.