Ylli Sallahi largohet nga Bayerni

Nga 1 janari, Ylli Sallahi do të vazhdojë karrierën te skuadra e Karlsruhes, raporton KTV. Sallahi kishte kaluar te Bayerni më 2011 si 17-vjeçar, dhe pas tri vjetësh me gjigantin gjerman, ka vendosur të ndërroj mjedis.
20-vjeçari, që sezonin e kaluar debutojë te bavarezët, këtë edicion nuk kishte hapësira në ekipin e parë të Guardiolës, duke qenë vetëm pjesë e ekipit të dytë të Bayernit.
Kjo e ka shtyrë talentin me pasaportë austriake të vendos për transferim te Karlsruhe, që ka paguar vetëm 200 mijë euro për talentin kosovar.
Me skuadrën që garon në Bundesliga 2, Sallahi ka nënshkruar kontratë deri në verë të 2018-s.
“Jemi të kënaqur që Ylli na ka zgjedhur neve” ka thënë drejtori sportiv i Karlsruhes, Jens Todt.
“Që nga fillimi e kam ndjerë se ky ishte vendimi i duhur”, tha Sallahi pasi firmosi kontratën me skuadrën e tij të re.
© KOHA.net