ARKATANA

Ylli kosovar e merr pasaportën e Malajzisë, pritet ta përfaqësojë Kombëtaren e vendit aziatik

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Liridon Krasniqi, futbollisti kosovar i lindur në Gërmovë të Vitisë, është pajisur me pasaportë të shtetit të Malajzisë pas një pritjeje të gjatë, duke i hapur rrugë vetes ta përfaqësojë ekipin kombëtar të këtij vendi.

Mesfushori sulmues, 28-vjeçari, i Jehor DT në Superligën e Malajzisë, ende nuk ka luajtur për asnjë ekip kombëtar në ndeshje zyrtare, prandaj ka të drejtë të zgjedhë ta përfaqësojë cilëndo Kombëtare që dëshiron, me Kosovën që nuk ka shfaqur interesim për të, raporton Gazeta Express.

Dhe tani që është bërë qytetar i Malajzisë pasi e mori pasaportën e vendit aziatik të hënën, Krasniqi e ka edhe një mundësi më shumë të zgjedhë kë ta përfaqësojë.

Në të kaluarën, ai e kishte shprehur gatishmërinë dhe dëshirën për ta përfaqësuar shtetin e Azisë juglindore, vendin ku tash e pesë vjet luan.

Ai u transferua në Kedah FA në fillim të vitit 2015 dhe luajti edhe për Melaka Utd, para se t’i bashkohej Jehor DT në fund të vitit të kaluar.

United Hospital

Ai i ka vetëm dy paraqitje për ekipin kombëtar U-21 të Shqipërisë në të kaluarën.

Në dhjetor të vitit të 2018, kosovari e kishte shprehur mirënjohjen e tij për Malajzinë, duke thënë se do ta pranonte menjëherë mundësinë e përfaqësimit të këtij vendi.

“U gëzova kur mësova për interesimin e Federatës së Malajzisë. Nëse bëhet realitet, do ta japë më të mirën time për ekipin e Malajzisë. E konsideroj këtë vend si shtëpinë time të dytë, pasi që më ka dhënë shumë gjëra”, kishte thënë Krasniqi më 2018.

“Nëse marr ofertë nga Malajzia, nuk do ta refuzoj sepse dua të luaj për ekipin e tyre kombëtar. Kam nevojë për edhe dy vjet më shumë me një klub këtu për t’u kualifikuar për nënshtetësi, sipas rregullave të FIFA-s”.

Krasniqi ka pesë vjet që luan futboll në Malajzi dhe rregullat e FIFA-s thonë se një futbollist duhet t’i kalojë pikërisht pesë vjet në një vend, për të qenë i përshtatshëm për ta marrë nënshtetësinë e atij vendi. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.