UBT

Ylli Isufi viziton familjet e dëshmorëve

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kandidati i vetëm i pavarur për kryetar të Komunës së Gjilanit, Ylli Isufi, në kuadër të fushatës parazgjedhore, ka vizituar një numër të familjeve të dëshmorëve në Gjilan, si familjen e Nuhi Berishës, Rexhep Malës etj. Ai ka dëgjuar për së afërmi, për gjendjen e këtyre familjeve dhe për shqetësimet e familjeve të dëshmorëve në përgjithësi.

“Gjilani me rrethinë në të gjitha kohërat, e edhe në këtë të fundit, ka dhënë bijtë dhe bijat e veta më të mira për të arritur këtu ku jemi sot” ka thënë Isufi. “Dëshmorët e kanë kryer obligimin e tyre ndaj popullit e atdheut, por tani ka mbetur në dorën tonë që të kryejmë obligimet tona ndaj dëshmorëve dhe familjeve të tyre”.

Duke folur për pozitën e familjeve të dëshmorëve Isufi ka thënë se këto familje, edhe pas katërmbëdhjetë vite pas luftës nuk e kanë ende përkrahjen që e meritojnë. “Dëshmi e kësaj papërgjegjësie ndaj dëshmorëve të kombit, janë edhe varrezat e dëshmorëve në Gjilan. Përkundër punëve të kryera aty, ai memorial ende nuk është përfunduar, edhe pse kjo gjë duhej të bëhej shumë vite më parë”- ka thënë Isufi.

Uji Dea

“Nuk mjaftojnë vetëm fjalët, por për të kryer obligimin ndaj tyre duhen vepra, ashtu siç kishin vepra e jo shumë fjalë dëshmorët, prandaj në programin tim, si kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit, një vend të veçantë e kanë pikërisht familjet e dëshmorëve, ndërsa memoriali në Kodrën e Dëshmorëve do të jetë një vend i shenjtë, një vend i ndërtuar mirë, një vend ku qytetarët tanë, e parasëgjithash fëmijët tanë do të krenohen me dëshmorët dhe do i nderojnë ata. Gjaku i derdhur i dëshmorëve më obligon jo vetëm moralisht që të punoj për të ndërtuar vendin tonë, sepse ky është amaneti i vet dëshmorëve” – ka thënë Isufi.

Ndërsa, Rexhep Berisha babai i dëshmorit Nuhi Berisha, e ka falënderuar , Ylli Isufi për vizitën dhe ka uruar që këto zgjedhje të shkojnë mbarë dhe të fitojnë më të mirët./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.