Fundamenti

Ylli Isufi takon bashkatdhetarët

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në kuadër të fushatës parazgjedhore, kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Gjilanit, Ylli Isufi, ka vizituar sot në Gjilan, një numër bashkatdhetarësh tanë të cilët punojnë në botën e jashtme. Isufi ka bashkëbiseduar me këta lidhur me gjendjen e mërgatës sonë në përgjithësi, por edhe për mundësitë, që kjo mërgatë ka për të investuar në Kosovë në përgjithësi, e në Gjilan në veçanti.

“Komuna e Gjilanit ka një numër jashtëzakonisht të madh të qytetarëve të vet që me dekada të tëra jeton e vepron në diasporë, por që me dekada ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm dhe e ka mbajtur gjallë jetën politike, sociale e kulturore në Kosovë. Ajo ka qenë fuqia kryesore që e ka mbajtur jetën gjallë në Kosovë, në vitet më kritike për vendin dhe fatin e saj, në fundshekullin e kaluar”- ka thënë Isufi. “Por nëse deri dje, roli i diasporës ishte në luftën tonë për liri, tani e tutje ky rol duhet të ndryshoj dhe duhet të orientohet drejtë zhvillimit ekonomik të vendit. Për fat te keq, ky potencial ende mbetet jo sa duhet i shfrytëzuar dhe i kanalizuar në aktivitetet produktive që do të kishin efekte ekonomike. Shteti i Kosovës, por edhe pushteti komunal duhet të krijoj një pako e lehtësive specifike për investitorët potencialë nga diaspora, që do të shërbente për t’i kanalizuar remitencat në aktivitete ndërmarrëse dhe produktive ”- ka thënë Z.Isufi.

ARKATANA

Isufi i ka ftuar bashkatdhetarët tanë që të ndërmarrin hapa konkret për investime në Gjilan.

“Gjilani ka disa shembuj të suksesshëm të investimeve nga bashkatdhetarët tanë, por këto nuk paraqesin potencialin real të investimeve. Unë, kam plane konkrete dhe uroj që bashkë me ju të japim kontributin tonë në zhvillimin e Gjilanit tonë” – ka thënë Isufi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.