FIDANISHTJA

Ylli i Kosovës po ndiqet nga Bayerni, gati oferta e lartë për të

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vetëm 22-vjeçar, Hadergjonaj ka arritur t’i zhvilloj 12 ndeshje si titullar në Bundesliga duke bërë edhe dy asistime.

Të shkëlqesh në një kampionat si Bundesliga, nuk është gjë e vogël pasi është një nga ligat më të forta në botë.

Por me plot sukses po paraqitet ylli i Kosovës, Florent Hadergjonaj që iu bashkua Ingolstadit nga Young Boys Bern.

Vetëm 22-vjeçar, Hadergjonaj ka arritur t’i zhvilloj 12 ndeshje si titullar në Bundesliga duke bërë edhe dy asistime.

E falë paraqitjeve të mira, djaloshit iu është rritur edhe vlera dhe po kërkohet nga gjiganti i Gjermanisë, Bayern Munich.

Burime të Telegrafit pranë lojtarit, tregojnë se krerët e Bayernit janë duke e përcjellë që disa ndeshje nga afër Hadergjonaj.

UBT

Në ndeshjen e djeshme ndaj Bayernit, Florenti shkëlqeu duke bërë shumë harkime të mira në zonë, por edhe duke ndalur yllin e bavarezëve, David Alaba.

Në një moment sa ishte rezultati 0-0, Hadergjonaj shpëtoi një gol të sigurt për ekipin e tij duke larguar topin nga vija fatale.

Gjithnjë sipas burimeve të Telegrafit të afërta me lojtarin, Bayerni ka pyetur Ingolstadin për çmimin e kosovarit dhe është e gatshme të bëjë një ofertë të lartë.

Besohet se rekordmenët e Gjermanisë janë të gatshëm të ofrojnë 10 milionë euro për transferimin e Hadergjonajt në ‘Allianz Arena’.

Hadergjonaj do ta zëvendësonte në Bayernt, legjendën Philipp Lahm që ka paralajmëruar pensionimin në fund të stinorit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.