Ylli i Kosovës e ka nisur karrierën si portier, ja si ndodhi që të bëhet lojtar
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala, ka qenë i ftuar në emisionin “Vera në RTK’, përcjell Zëri.info.
Mesfushori i cili aktivohet për skuadrën e Valerengas në Norvegji e ka dhënë një intervistë shumë interesante.
Ai e ka zbuluar një fakt të cilin tifozët nuk e kanë ditur.
“Karrierën e kam filluar si portier. Rastësisht në një ndeshje dola nga porta dhe i shënova dy gola dhe trajneri më tha se duhet që të jem lojtar e jo ta ruajë portën”, ka zbuluar ndër të tjera Herolind Shala, përcjell Zëri.info.
Shala po kalon një formë shumë të mirë në Norvegji derisa gjatë këtij viti ka vuajtur edhe nga një lëndim që e la për disa ndeshje jashtë Përfaqësueses së Kosovës.
Shalën është 27-vjeçar. /Zëri.info


