UBT

Ylli i Kosovës e humb penalltinë para syve të Challandesit i cili me paterica e përcolli ndeshjen

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Sioni e ka mposhtur Zurichun me rezultat 3:1 në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Zvicrës, raporton Zëri.info.

Dy gola për Sionin i realizoi mesfushori shqiptar Pajtim Kasami kurse një tjetër, mesfushori nga Kosova i Kombëtares së Shqipërisë Ermir Lenjani. Golin e vetëm për Zurichun e realizoi Miha.

Kujtojmë se mbrojtësi i Kosovës dhe Zurichut, Benajmin Kololli në këtë ndeshje e humbi edhe një penallti në minutën e 70-të. Ndryshe, përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, është parë në këtë ndeshje.

UBT

Challandes në këtë ndeshje është parë me paterica derisa videon e ka siguruar Zëri.info

Ai së fundmi e ka kryer një operim me sukses. Challandes do t’i rikthehet punës me Kosovës me ndeshjet e shtatorit ndaj Çekisë dhe Anglisë.

Zvicerani po shkëlqen në krye të Kosovës në eliminatoret e Kampionatit Evropian derisa e ka fituar Ligën e Kombeve. /Zëri.info