Eko Higjiena

Ylli i Kosovës drejt majave të Evropës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kur Valon Berisha shënon dhe fillon të festojë golin, ai hap krahët e tij para gjoksit, sikur në një ekstazë, përhap gishtërinjtë dhe lëviz duart ngadalë e pa problem, ashtu si krahët, lart e poshtë.

Gjesti i kujton krahët e një shqiponje.

Një shqiponjë, si ajo e zeza me një sfond të kuq, e cila, gjithashtu, zbukuron flamurin shqiptar, shkruan “Telesport”.

Prindërit e Valon Berishës janë nga Kosova dhe u arratisën në Skandinavi para lindjes së djalit.

“Shtëpi do të thotë familje për mua”, – thotë ai. – “Në zemër, ajo është gjithmonë afër meje, sepse pa mbështetjen e saj, unë nuk do të isha aty ku jam sot”.

Një nga tregimet prapa “mrekullisë së Salzburgut” të mirënjohur është edhe ajo e motorrit të mesfushës, Valon Berisha. Është historia e një ish-fëmije refugjat, që nga kushtet modeste, shumë të pasigurta, tani është gati për të pushtuar botën shumë të madhe të futbollit.

Mobi Casa

I angazhuar nga klubi norvegjez, Viking Stavanger, gjashtë vite më parë, Berisha, tani 25 vjeç, është zhvilluar në një nga lojtarët më të qëndrueshëm në Budesligën Austriake, si pjesë e Red Bull Salzburg.

Por, pasi klubi i Mateschitz (pronari i RedBull) marshoi deri në gjysmëfinale të Ligës së Europës, klubet më të mira, të tillë si Liverpool, apo të tjerë nga Gjermania dhe Italia, u bënë të vetëdijshëm për lojtarin teknik.

Nëse tarifa e transferimit është e lartë, atëherë një ndryshim joshës për lojtarin dhe klubin në merkaton e verës është i sigurtë.

Berisha është lojtari i huaj me më shumë ndeshje në ekipin e Salzburgut, me 167 të tilla. 5 herë kampion radhazi dhe fitues i 4 Kupave të Austrisë radhazi.

2 herë “Lojtari i Vitit” në Kosovë. Berisha zbulon edhe një fakt tjetër.

Ai nuk do të jetë pjesë e Kosovës në miqësoret e radhës, njëra prej të cilave ndaj Shqipërisë, në tokën zvicerane, sepse është i dëmtuar në kavilje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.