Fundamenti

Ylli i Kosovës, Besar Halimi afër transferimit në Budnesligë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Besar Halimi padyshim që është njëri nga lojtarët më të kërkuar në futbollin gjerman.Mesfushori fantastik i Përfaqësueses së Kosovës, ka arritur të shkëlqejë në edicionin që sapo lëmë pas në Bundesliga 3 me skuadrën e tij Stuttgart Kickers.

Halimi arriti të asistoi 14 herë ndërsa shënoi dy gola për tu bërë ndër lojtarët më të kërkuar në Gjermani, transmeton Telegrafi.

Së fundmi në garë për shërbimet e talentit të madh gjilanas është futur edhe skuadra nga elita e futbollit gjerman Mainz 05.

Uji Dea

Mainz ka për rival skuadrën tjetër të elitës Werder Bremen por edhe skuadra si Porto, Benfica dhe Ajax po interesohen për kosovarin, shkruan ‘Kickers’.

Gjatë kësaj jave pritet të dihet përfundimisht se ku do të nënshkruaj 20-vjeçari, ndërsa gjasat më të mëdha janë që ai të mbetet në futbollin gjerman.

Kujtojmë që Besari më parë ishte pjesë e grupmoshave të Gjermanisë, por falë trajnerit të Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjakut, ai zgjodhi të luaj për vendlindjen e tij. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.