FITORJA

Ylli i “I vetëm në shtëpi”, skllav i heroinës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ylli i “I Vetëm në Shtëpi”, Macaulay Culkin është bërë tërësisht skllav i heroinës dhe oksikodonit, një ilaç i fortë qetësues, dhe i konsumon rregullisht të dyja substancat për 6 mijë dollarë në muaj.

Është ky lajmi i publikuar nga “National Enquirer”, sipas të cilës, shtëpia në Nju Jork e aktorit që bëri për vete mijëra shikues është kthyer në një vatër të vërtetë droge.

Sipas gazetës, Culkin drogohet rregullisht, herë vetëm dhe herë në shoqërinë e miqve të tij që ashtu si ai janë të varur nga droga.

Vartësia e tij ndaj narkotikëve është intensifikuar në 18 muajt e fundit, pas ndarjes me aktoren Mila Kunis, aq shumë saqë aktori ka kaluar në overdozë dhe ka shpëtuar për një qime.

Fundamenti

Një fat ndryshe nga motra e tij Jennifer Adamson, e cila vdiq në vitin 2000 bashkë me një shoqen e saj, pasi kishin konsumuar një dozë të lartë heroine.

Kur në shkurt Coulkin u shfaq i zbehtë dhe i dobët në rrugët e Nju Jorkut, shumë vetë u shqetësuan për gjendjen shëndetësore të tij dhe dyshuan se ai mund të kishte probleme me drogën.

Atëherë, stafi i tij e përgënjeshtroi menjëherë një gjë të tillë, duke thënë se aktori gëzonte shëndet të plotë, edhe pse me zor peshonte 50 kilogramë. /tch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.