Fundamenti

Yll Ibrahimi talenti i futbollit i cili po i vjen Dritës e futbollit Kosovar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Njëri ndër futbollistët më të talentuar tek grupmoshat e Juniorve U19 të Dritës është mbrojtësi i majtë, Yll Ibrahimi, i cili me lojërat e tija po tregon se do të ketë një ardhmëri të ndritur në futboll.

Ylli i cili nuk i ka mbushur ende 18 pranvera, tani e 10 vite miret me lojën e futbollit për tu bërë një futbollist që po lenë gjurmë në fushat e blerta.

17 vjeqari Ibrahimi, karrierën e ka filluar si sulmues por me ardhjen e trajnerit Genc Sërmaxhaj në pankinës e Dritës, Ibrahimi tani po luan një rol të ri tek “bardhekaltërtit” e Dritës.

Futbollisti Ibrahimi në këtë kampionat të Juniorëve po tregon lojëra tejet cilësore duke shënuar dy gola , ndërsa për sulmuesit kundërshtar është bërë i pakalueshëm.
“Karrierën e kam filluar si sulmues por trajneri tani ka vendosur që roli im i ri të jetë mbrojtës i majtë dhe jam i kënaqur me këtë rol poashtu edhe trajneri im”, ka theksuar talenti Ibrahimi.

FIDANISHTJA

Në ndeshjen derbi lokal në mes Dritës e Gjilanit, Ibrahimi ishte golashënues i vetëm i kësaj ndeshje duke i dhuruar skuadrës tri pikë tejet të vlefshme për titull të kampionit.

“Jemi një skuadër shume e mirë dhe e njohim njeri tjetrin, ne po japim më të mirën tonë poashtu edhe
trajneri Sërmaxhaj ka komponuar një skuadër e cila po na bën të japim edhe atomin e fundit të energjisë. Personalisht jam i kënaqur me golin në këtë derbi dhe nëse vazhdojmë me këtë ritëm shpresoj se në fund do të triumfojmë me titull të kampionit”, thekson talenti Ibrahimi.

Skuadrës së Dritës po i vjen një futbollist me cilësi të larta, karakteristik e Ibrahimit gjatë 90 minutave janë kontrollimi I topit por edhe gjuajtjet e lira të cilat i ka tejet precize, shpresohet se shumë shpejt do të ketë edhe një ftesë nga Kombëtarja e Kosovës U19, pasiqë një futbollist siç është Yll Ibrahimi Kombëtarja do të jetë edhe më cilësore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.