Hidromorava

Yll Abazi talenti qe po i vjen futbollit kosovar

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Në radhët e GS Gjilani si shumë futbollist tjerë, po shkëlqen talenti 17 vjeçar Yll Abazi, duke paralajmëruar se shumë shpejt këtë futbollist do ta shohim në skuadra të mëdha por edhe në Përfaqësuesen e Kosovës.

Talenti Yll Abazi është bërë i pamëshirshëm për portat kundërshtare. Në edicionin e kaluar nga 10 ndeshje ka shënuar 22 gola, ndërsa në këtë edicion nga dy ndeshjet e zhvilluara ka arritur të shënon 7 herë, duke u bërë enigmë e pazgjidhur për mbrojtësit kundërshtarë.

Këmbëshpejti Yll Abazi i cili luan në alon e majtë, e kohë pas kohe si qendërsulmues, karrierën futbollistike e filloi nga mosha 10 vjeçare, ndërsa tani me hapa gjigant është duke dëshmuar se kemi të bëjmë me një futbollist mjaft cilësor.

“Jam i dashuruar në lojën e futbollit. Tani jemi një skuadër e mirë me shumë futbollist cilësor, ndërsa meritën më të madhe për zhvillimin tim si futbollist e ka trajneri Halil Halili, ku mund të them lirisht se për mua ai është si prindi im i dytë dhe për këtë e falënderoj nga zemra”, ka bërë të ditur talenti Abazi.

Uji Dea

17 vjeçari Abazi ka theksuar se nuk do të ndalet në asnjë moment për tu zhvilluar edhe më shumë.
“Synimet e mija janë që një ditë të jem në klubet e mëdha dhe ta veshi fanellën e Kombëtarës së Kosovës që të kontriboj për ngjyrat e shtetit tim”.

Topshënuesi Abazi bën të ditur se në çdo ndeshje shënon apo asiston, dhe në atë ndeshje që nuk shënon ndihet mjaft i mërzitur.
“Kur nuk shënoj jam shumë i mërzitur, ndërsa inspirimi im është futbollisti francez Kylian Mbappe dhe çdo lëvizje të tij tentoj ta mësojë dhe ta zbatoj në fushë”.

Ndërsa, trajneri Halil Halili ka fjalë të mëdha për talentin Abazin.
“Kemi të bëjmë me një futbollist mjaft punëtor, është sulmues i spikatur dhe i disiplinuar, nuk dyshoj se një ditë Ylli do të jetë një futbollist i kualitetit të lartë pasiqë i posedon të gjitha cilësitë”.

Në fund vitin e kaluar, Komuna e Gjilanit – Departamenti për Sport, Yll Abazin e ka shpallur “Shpresa e Vitit 2022”, duke qenë në mesin e sportistëve më të mirë./rajonipress/