Eko Higjiena

Ylfete Fanaj sërish në Parlamentin Kantonal: Fiton më së shumti vota

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Me 6908 vota, ajo ka fituar më së shumti nga të gjithë kandidatët e qytetit të Lucernit.“Jam shumë e gëzuar: me 6908 vota të fituara, kam arritur rezultatin më të lartë në qytetin e Lucernit dhe jam rizgjedhur (në Parlamentin e Kantonit). Kemi 3 vende më shumë (si parti SP) dhe të katër të zgjedhurit rishtas, janë femra. Gëzuar!”. Këtë postim e ka bërë në faqen e saj në facebook Ylfete Fanaj, e cila fiton kështu në mënyrë bindëse mandatin e tretë në Parlamentin e Kantonit të Lucernit, shkruan albinfo.ch.

Më shumë se ajo kanë fituar katër kandidatë nga FDP, të gjithë nga zonat tjera të kantonit, jashtë qytetit të Lucernit.

Edhe partia e saj, SP ka shënuar një rezultat shumë të mirë, duke fituar tri vende më shumë në parlament. Nga ana tjetër, partitë e djathta, SVP, CVP dhe FDP të cilat janë zakonisht favorite në këtë kanton, kanë shënuar rënie të theksuar, me 7 gjegjësisht 4 dhe 3 vende më pak të fituara.

Fitoren më të madhe e ka realizuar Partia e Gjelbër (Grüne Partei) e cila ka dyfishuar numrin e vendeve në parlament: nga 7 sa i ka pasur deri tash, në 14.

Të kujtojmë: Ylfete Fanaj është prej tetë vitesh deputete në Parlamentin Kantonal ndërsa pak më vonë ajo është zgjedhur edhe shefe e Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate në këtë parlament, shkruan albinfo.ch.

E lindur në vitin 1982 në Prizren dhe e ardhur në Zvicër në vitin 1991, Ylfete Fanaj ka qenë femra e parë shqiptare që është zgjedhur në nivel asambleje komunale dhe kantonale në këtë vend. Ajo po ashtu është shqiptarja e parë e Zvicrës në përgjithësi, e zgjedhur shefe e një grupi parlamentar në çfarëdo niveli.

Hidromorava

Fanaj është aktive në politikë prej një kohe të gjatë. Ajo, nga viti 2011 ka qenë deputete e Partisë Socialdemokrate në Parlamentin e Kantonit të Lucernit. Para kësaj ajo ka përfaqësuar po këtë parti në Asamblenë e qytetit të Lucernit.

Fanaj ka qenë femra e parë shqiptare në Zvicër, e zgjedhur në një parlament kantoni dhe asamble komune.

Për një kohë Ylfete Fanaj ka qenë edhe kryetare e organizatës Second@s në nivel të Zvicrës.

Ajo ka qenë dhe është shumë aktive në jetën shoqërore të shqiptarëve të Zvicrës.

https://www.albinfo.ch/ylfete-fanaj-serish-ne-parlamentin-kantonal-fiton-me-se-shumti-vota/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.