Mobi Casa

Ylfete Fanaj nis mandatin e kryeparlamentares me moton “Bukë, kripë e zemër”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetarja e parlamentit, Fanaj, në lidhje me vlerat e mikpritjes të përmendura si moto e nisjes së mandatit të saj ka thënë se “kripa siguron biseda të mira ndërsa zemra qesh kur ke një shtëpi plot me njerëz…”

Kryetarja e re e Parlamentit të Kantonit të Lucernit, Ylfete Fanaj (PS) ka hapur mandatin e saj me moton “Bukë, Kripë dhe Zemër”. Kjo moto lidhet me traditat shqiptare që ajo sjell me vete nga Kosova, në Zvicër.

Ajo e sheh rolin e saj si një nikoqire, ka thënë Fanaj në fjalimin e saj përurues të kësaj seance.

Duke pasur këtë në mendje, ajo dëshiron t’u japë nga një zë të gjithë të ftuave, shqetësimet e të cilëve përndryshe dëgjohen rrallë, shkruan Luzerner Zeitung.

Hyrjen në këtë seancë parlamentare të martën e ka bërë me fjalimin e saj Ursulina Hermann. Ajo ka qenë në gjendje të kryente shkollimin për komercialiste pavarësisht paaftësisë që e kishte që nga lindja, transmeton albinfo.ch. Ajo ka folur për shqetësimet e njerëzve me aftësi të kufizuara dhe fjalimi i saj është përkthyer nga një përkthyes i gjuhës së shenjave.

Hidromorava

Kryetarja e parlamentit, Fanaj në lidhje me vlerat e mikpritjes të përmendura si moto e nisjes së mandatit të saj ka thënë se “kripa siguron biseda të mira ndërsa zemra qesh kur ke një shtëpi plot me njerëz.

Pastaj, pjekja e bukës është si të bësh një aktivitet politik: duhet ta gatuash brumin mirë. Të marrësh përbërësit dhe sasitë e duhura. Nëse simitet nuk dalin ashtu siç i keni parashikuar, duhet të bëni një fillim të ri”, ka folur me simbole, kryeparlamentarja e re me rrënjë shqiptare nga Kosova.

Politikanja 38-vjeçare e PS jeton në Zvicër që nga viti 1991 dhe është anëtare e Parlamentit Kantonal që nga viti 2011. Nga viti 2015 në 2019 ajo ka drejtuar grupin parlamentar të PS në Këshillin Kantonal, përcjell albinfo.ch. Në qershor ajo është zgjedhur kryetare e Parlamentit Kantonal dhe kështu, ajo zyrtarisht është “gruaja më e lartë e Lucernit” për mandatin 2020/2021.

albinfo.ch ka ndjekur aktivitetin politik të Fanajt që nga viti 2010 ndërsa ka transmetuar drejtpërdrejtë edhe zgjedhjen e saj në postine kryeparlamenatres më 23 qershor 2020. Edhe në solemnitetin e organizuar me atë rast, ajo kishte ndërthurur elemente simbolike shqiptare, duke sjellë, veç tjerash këngën “Moj e bukura More”, të kënduar nga një këngëtare zvicerane. Po ashtu, asaj me atë rast i ishte dhuruar një pikturë e artistit shqiptar që jeton në Zvicër, Samedin Asllani.

https://www.albinfo.ch/ylfete-fanaj-e-nis-mandatin-e-saj-te-kryeparlamentares-me-moton-buke-kripe-e-zemer/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.