HW

Ylfete Fanaj fiton mandatin e dytë në Parlamentin e Kantonit të Lucernit

/ 2 minuta lexim
HW

Sipas rezultateve provizore, me 4968 vota, Ylfete Fanaj ka siguruar rizgjedhjen në Parlamentin e Kantonit të Lucernit.Në zgjedhjet që janë mbajtur sot, për parlamentin dhe për ekzekutivin e kantonit të Lucernit, kandidatja shqiptarozvicerane, Ylfete Fanaj ka siguruar edhe një mandat në këtë parlament.

Merret vesh se ajo ka fituar numrin e dytë më të madh të votave nga kandidatët e partisë në rrethin e saj zgjedhor dhe në gjithë kantonin

Fanaj është aktive në politikë prej një kohe të gjatë. Ajo, nga viti 2011 ka qenë deputete e Partisë Socialdemokrate në Parlamentin e Kantonit të Lucernit. Para kësaj ajo ka përfaqësuar po këtë parti në Asamblenë e qytetit të Lucernit.

Fanaj ka qenë femra e parë shqiptare në Zvicër, e zgjedhur në një parlament kantoni dhe asamble komune.

FIDANISHTJA

Për një kohë Ylfete Fanaj ka qenë edhe kryetare e organizatës Second@s në nivel të Zvicrës.

Ajo ka qenë dhe është shumë aktive në jetën shoqërore të shqiptarëve të Zvicrës.

Sipas informatave që albinfo.ch ka mundur të sigurojë deri më tash, asnjëri nga kandidatët tjerë shqiptarë për Parlamentin e Kantonit të Lucernit nuk kanë siguruar numrin e nevojshëm të votave për t`u zgjedhur në këtë nivel. Shumica e tyre kanë kandiduar për Juso-n, second@s dhe për CVP-në

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.